Flash

Mbyllet qarkullimi në aksin Shtërpcë- Prevallë, shkak protesta e paralajmëruar

Lapsi.al 8 January 2023
Mbyllet qarkullimi në aksin Shtërpcë- Prevallë, shkak

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Shtërpcë- Prevallë do të jetë e mbyllur duke filluar nga ora 11:30. Kjo ka ardhur për shkak të protestës së paralajmëruar për plagosjen e dy serbëve.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00. Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njofoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se dy persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Drajkovc të Shtërpcës të premten. Në momentin e sulmit, fëmijët ishin duke ecur në anë të rrugës kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Njëri djalë mori plagë në dorë, e tjetri në shpatull. Autori,33-vjeçari, Azem Kurtaj iku nga vendi i ngjarjes, por sërish u kap dhe do të përballet me drejtësinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI