Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Kosovë/ Plagøsja e serbëve, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Lapsi.al 8 January 2023
Kosovë/ Plagøsja e serbëve, 1 muaj paraburgim për të

Gjykata Themelore e Ferizajt në Kosovë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare. Ai akuzohet për plagøsjen e dy personave në Shtërpcë, komunë e banuar me shumicë serbe.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës ndaj pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili dyshohet se ka plagosur dy të rinj serbë, u mbajt të dielen.

Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se është vlerësuar se ekziston dyshimi që në një fshat të Komunës së Shtërpcës, i dyshuari me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta të dëmtuarit M.S dhe S.S.

Më tej bëhet e ditur se në kundërshtim me Ligjin për armët në Kosovë, i dyshuari ka përdorur armën me leje.

Lexo më tej: FOTO/ Ushtari i Kosovës që plagosi 2 serbët, djalë i një dëshmori të UÇK-së 

Më 6 janar Policia e Kosovës njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në fshatin Drajkovc, komunë e banuar me shumicë serbe.

Lidhur me rastin, në po të njëjtën ditë, PK-ja ka identifikuar e më pas ka arrestuar të dyshuarin A.K.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj njoftoi të premten se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë ishte përfshirë “një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Ai shtoi se me të janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

Ndaj incidentit në Shtërpcë kanë reaguar të premten edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Edhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani tha se “plagosja e të rinjve 11 dhe 21-vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm”. Dhe, se autori duhet të vihet para drejtësisë. Ndërsa Kurti tha se është “thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre”.

Edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë e kanë dënuar incidentin në këtë komunë të banuar me shumicë serbe.

Pas plagosjes së dy të rinjve serbë, të dielen u protestua në Shtërpcë.

Aty u tha se protesta u organizua pas “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë”./REL

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43