Flash

I’u vodhën 120 mijë € nga pastruesja, prokuroria nis hetimet edhe për ish-zyrtaren e Ahmetajt

Lapsi.al 8 January 2023
I’u vodhën 120 mijë € nga pastruesja, prokuroria nis

Seksioni i Posaçëm në Prokurorinë e Tiranës ka nisur hetimet për origjinën e parave të ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi. Asaj i’u grabitën 120 mijë euro, para dhe bizhuteri në banesën që kishte marrë me qira në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.

Sipas asaj që raporton News 24, hetimet po kryhen nga prokurorja Mirela Zavalani, për të zbuluar edhe mbi burimin e të ardhurave të ish-zyrtares së ministrisë Ahmetajt.

Ishte Klosi që bëri denoncimin në polici më 15 dhjetor, pasi ka kuptuar që paratë i mungonin në banesë. Autorë të ngjarjes dyshohet të jenë Rozeta Dobi, që këshilltarja e kishte punësuar si pastruese, dhe djali i saj Havier Dobi. Mësohet se ajo kishte vjedhur paratë në kohë të ndryshme, që dyshohet se ishte një mekanizëm për të mos rënë në sy.

Ditën që hynë në banesën e Alda Klosit, nënë e bir pasi morën shumën e konsiderueshme të parave bënë rrëmujë banesën për tu dukur sikur ishte një grabitje nga persona të tjerë. Në banesë dyshohet se ajo ka hyrë përmes një kopje të çelësit që Alda Klosi i kishte dhënë për të hyrë për të pastruar banesën.

Kjo skemë ndiqej nga pastruesja dhe për rastet të tjera, pasi për të ka të paktën 5 denoncime të tjera. Në total 49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 700 mijë euro.

LEXO EDHE: Berisha: Pse policia mbajti sekret emrin e zyrtares ku u vodhën mijëra euro

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI