Flash

Dyshohet se po planifikonte sulm terrorist, arrestohet një iranian në Gjermani

Lapsi.al 8 January 2023
Dyshohet se po planifikonte sulm terrorist, arrestohet një iranian në

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga prokuroria e Dyseldorfit dhe departamentet e policisë së Recklinghausen dhe Münster, thuhet se 32-vjeçari dyshohej se kishte përgatitur një sulm me motive islamike.

Ai dyshohet se po përpiqej të merrte cianid dhe ricin për t’i përdorur në sulmin terrorist.

Mbrëmjen e së shtunës, u krye një kontroll në rezidencën e 32-vjeçarit iranian në Castrop-Rouxel, një qytet që ndodhet rreth 15 kilometra në veriperëndim të Dortmundit dhe 24 kilometra në verilindje të Essen, në shtetin e Rhine-Westphalia.

Forcat policore rrethuan zonën, ndërsa po bëhej një kërkim Brenda dhe jashtë rezidencës tij, sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa).

32-vjeçari iranian është arrestuar dhe do të dalë në gjykatë në ditët në vijim, ndërsa policia ka vijuar me një arrestim tjetër. Sipas gazetës Bild, autoritetet gjermane janë alarmuar pak ditë më parë nga një agjenci e huaj e inteligjencës për rrezikun e një sulmi kimik.

Të këshilluara

Çfarë e pret Ukrainën në vitin 2023

Ukrainasit kanë besim se do ta fitojnë luftën, por frika për një ofensivë të përtërirë ruse në vitin 2023 po rritet.  Në fund të vitit 2022, një ndjenjë krenar...

13:52

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI