Flash

Detaji i ri/ Pastruesja grabitëse punonte edhe për zyrtarë të tjerë

Lapsi.al 8 January 2023
Detaji i ri/ Pastruesja grabitëse punonte edhe për zyrtarë

Grabitja e një shtëpie në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë për të cilën janë arrestuar pastruesja Rozeta dhe djali i saj Havier Dobi, ka nxjerr në pah një element të ri të papërfshirë në njoftimin e policisë.

Të dhënat e deritanishme nga hetimi sugjerojnë se Rozeta Dobi krahas shtëpisë të Alda Klosit kujdesej edhe për shtëpitë e disa zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Financave.

Ndërsa banesa e grabitur më 15 dhjetor i përket Alda Klosit, e cila ka qenë drejtore e koncensioneve në Ministrinë e Ekonomisë drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit.

Lexo më tej: Zyrtarja e kryeministrisë: 500 mijë eurot i mblodha për të kuruar xhaxhain 

Policia e Tiranës thotë se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën e ish-bashkëpunëtores së ngushtë të Arben Ahmetajt, arrin shumën e 120.000 eurove.

Në asnjë rresht të njoftimit nuk thuhej se kujt i përkiste banesa e grabitur duke fshehur kështu identitetin e të grabiturës ish -shefes së drejtoreshës së koncensioneve kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Ekonomisë.

Do të jenë hetimet e mëtejshme të cilat do të zbulojnë, arsyen se përse Alda Klosi një punonjëse me rrogë shteti, kishte në shtëpi para cash të padepozituara në bankë.

Për momentin mbetet e paqartë nëse kjo shumë e konsiderueshme monetare vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit ishte e deklaruar apo jo siç e kërkon ligji për nëpunësit civil.

Burime policore që po hetojnë ngjarjen i thanë Top Channel se kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit për të dhënë sqarime se kush ishte burimi shumës cash të grabitur në shtëpinë e saj.

Lexo më tej: Historia e plotë/ Si i vodhi pastruesja eurot në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë 

Policia e Tiranës ditën e arrestimit të Rozeta Dobit e cila punonte si pastruese në banesën e Alda Klosit dhe të djalit bashkëpuntor në vjedhje tha se u sekuestroi mbi 8 milionë lekë, të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sakaq policia e Tiranës ka dyshime se Rozeta dhe Havier Dobi, janë të përfshirë në të paktën 4 grabitje të tjera.

Nga rikontrolli banesës të Rozeta dhe Havier Dobi paraditen e të dielës policia thotë se në tubin e aspirarorit gjeti të fsheshur 404.800 euro dhe 8.500 dollarë.

Të këshilluara

Aksidenti që la pa drita Dajçin

Një furgon është përplasur me një shtyllë tensioni pranë Dajçit, duke e lënë këtë zona pa energji elektrike. Nga aksidenti nuk dihet nëse ka persona të lëndu...

19:00

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI