Flash

Covid-19/ 31 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Lapsi.al 8 January 2023
Covid-19/ 31 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike të Covid-19 në vend. Sipas MSH nga 361 teste të kryera, 31 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht nuk u shënua asnjë humbje jete.

8 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 361 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në Bashkitë:

17 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 1 qytetarë në Shkodër, Roskovec.

Janë 232 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,110 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Janar 2023)

Raste të reja ditore 31

Të shëruar në 24 orë 6

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 361

Testime totale 2,022,357

Raste pozitive 332,938

Raste të shëruara 329,110

Raste Aktive 232

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155

Fier 27

Vlorë 11

Durrës. 11

Gjirokastër. 9

Berat. 8

Kukës. 3

Lezhë. 3

Dibër. 2

Shkodër 2

Korçë 1.

Lexo më tej: Historia e plotë/ Si i vodhi pastruesja eurot në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI