Flash

Berisha: Pse policia mbajti sekret emrin e zyrtares ku u vodhën mijëra euro

Lapsi.al 8 January 2023
Berisha: Pse policia mbajti sekret emrin e zyrtares ku u vodhën mijëra

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me grabitjen spektakolare të pastrueses dhe të birit, në banesën e ish-zyrtares së lartë të qeverisë. Siç u raportua më herët Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, kishin grabitur banesën e Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit në ministrinë për rindërtimin kur drejtohej nga Arben Ahmetaj.

“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë! Nënë e bir kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeministrisë qindra mijëra euro”, - shkruan Berisha.

Më tej ai thotë së “policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura” - shkruan Berisha.

“Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, paratë i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë.

Ndërkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safirë flori dhe rubinë”, - pohon Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Pastruesja vodhi 120 mijë € në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI