Flash

Arrestimi i nënë e bir/ Policia gjen flori dhe 400 mijë euro në tubin e aspirimit

Lapsi.al 8 January 2023
Arrestimi i nënë e bir/ Policia gjen flori dhe 400 mijë euro

Policia është rikthyer për rikontroll në banesën e Havier dhe Rozeta Dobit, nënë e bir, të cilët akuzohen për vjedhjen e një banese në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Policia thotë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar "Inside", bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara u kthyen në banesën e nënë e bir për një kontroll të dytë.

“Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë.

23-vjeçari u arrestua nga policia e Tiranës pas vjedhjes në një banesë ku punonte nëna e tij. Havier Dobi është arrestuar bashkë me nënën e tij Rozeta pasi më 15 dhjetor kanë vjedhur sende me vlerë dhe para cash, që kapin vlerën e 120 mijë eurove në banesën ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Policia sekuestroi 80 mln lekë të vjetra dhe 2 automjete të blera me paratë e vjedhura pas arrestimit. 23-vjeçari nuk ngurronte të postonte foto të jetës së tij në rrjetet sociale duke u shfaqur me veshje marke e makina të shtrenjta.

Lajm në përditësim...

nënë

foto galeri

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI