Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zbardhet takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve, synimi për të fituar me çdo kusht Shkodrën

Lapsi.al 7 January 2023
Zbardhet takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve, synimi për të

Për të bërë një bilanc për vitin që lamë pas, por edhe shpalosjen e planit të punës për vitin 2023, Kryeministri Rama mblodhi dje krerët e institucioneve në varësi të qeverisë dhe drejtuesit e qarqeve.

Të pranishëm ishin ministra dhe kryetarë bashkish, ndërkohë që takimi më dyer të mbyllura u zhvillua për rreth pesë orë në Vilën 30 në Tiranë, ndërsa mungoi vetëm drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Taulant Balla.

Drejtuesit e qarqeve paraqitën para kreut të PS-së një bilanc të punëve që janë bërë deri më tani, por edhe objektivat e reja. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore, ndërsa Partia Socialiste duket se ka nisur edhe punën për 14 majin. Në mbledhjen e djeshme të Ramës me drejtuesit e qarqeve fokusi kryesor ishte aksioni i PS-së për 14 majin. Në këtë takim, kreu i qeverisë, në cilësinë e kryetarit të PS-së, u dha porositë e tij për organizimin politik në terren, maksimalizimin e votës si dhe mbështetje për kandidatët e listës për këshillat bashkiakë.

Mësohet se një fokus të madh në mbledhje mori edhe veriu i vendit, pasi drejtuesit e Kukësit, Shkodrës, Tropojës ishin të parët që raportuan për situatën në terren. PS këto zgjedhje vendore kërkon me çdo kusht fitoren në Shkodër, bastioni historik i së djathtës. Për këtë objektiv, PS ka bërë një lëvizje, pasi deputeti i Partisë së Lirisë, Agron Çela do t’i bashkohet PS-së.

Pas veriut të vendit, fokusi ishte te Tirana dhe Durrësi e më pas të gjitha qarqet me radhë. Këto takime vijnë pas mbledhjes maratonë për 16 orë e 25 minuta të kreut të qeverisë me ministrat, me të cilët bëri bilancin e vitit 2022 dhe projektet për 2023 që është edhe vit zgjedhjesh. Në fund të fjalës së tij në mbledhje, kreu i qeverisë tha se ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për fitimin e zgjedhjeve lokale.

“Mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet”, tha Rama duke nënkuptuar fitimin me rezultat të thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kujtojmë që Partia Socialiste ende nuk i ka emrat e të gjithë kandidatëve në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe pritet ende të mësohet kush do garojë nën siglën e socialistëve për bashkitë e vendit. Pak javë më parë, Rama zhvilloi një tur takimesh në të gjitha bashkitë e vendit, teksa theksoi se ka shumë prej këtyre bashkive ku po diskutohet ende nëse do të jetë apo jo kandidime të reja. Përgatitjeve për zgjedhjet lokale të të 15 majit u parapriu mbledhja maratonë të Kryeministrit me ministrat, me të cilët bëri bilancin e vitit 2022 dhe projektet për 2023 që është edhe vit zgjedhjesh.

Disa prej çështjeve më të rëndësishme që u diskutuan, Kryeministri Rama zgjodhi t’i publikonte në rrjetet sociale, aty ku paralajmëroi edhe mbledhjen e këstit të parë të taksës për prodhuesit e energjisë elektrike. Histori suksesi cilëson fiskalizimin, por edhe deklarimin e pagave e investimet e huaja. Bilanc pozitiv shënohet sipas Ramës edhe në fushën e rendit dhe sigurisë.

Në fokus të qeverisë edhe për këtë vit mbeten projekte si: Korridori Blu, Parku Fotovoltaik në Karavasta, HEC-i i Skavicës, Tuneli i Llogorasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve./Panorama

Të këshilluara

2 vjet nga sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit

Uashingtoni ka pasur historikisht një traditë ku lihen mënjanë ndasitë politike, kur përkujtohen ngjarjet traumatike për kombin. Më 11 shtator 2001, demokratët ...

23:10

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43