Flash

Vrasja 'Kobra City' në Prizren, arrestohet personi që nisi sherrin

Lapsi.al 7 January 2023
Vrasja 'Kobra City' në Prizren, arrestohet personi që nisi

Është arrestuar edhe një person tjetër për vrasjen e kuksianit Visart Cengut, të martën e 3 janarit, në lokalin “Kobra City” në Prizren. Arrestimi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i arrestuari është Roland Susuri, i cili dyshohet se ka nisur i pari sherrin aty.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në paraburgim me vendim të prokurorit.

Gazeta Sinjali raportoi se pushimet rezultuan tragjike për Visart Cengun. 31-vjeçari nga Kukësi, por që jetonte dhe punonte në Francë, mbeti i vrarë orët e para të mëngjesit të së martës pas të shtënave me armë zjarri në dalje të lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Keq e pësoi edhe miku i tij, 27-vjeçar, Rufgen Shehu, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë. Armën dyshohet se e shkrepi pikërisht pronari i lokalit, personazhi i njohur kontrovers, Dibran Hoxhaj.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

Këtë e ka konfirmuar edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Nazan Shero, e cila i tha Gazetës Sinjali dje se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen./Sinjali

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI