Flash

Thyen masat e sigurisë, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Lapsi.al 7 January 2023
Thyen masat e sigurisë, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Dy 19-vjeçarë në Gjirokastër janë arrestuar ditën e sotme pasi ishin larguar nga banesa duke thyer në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata. Shtetasi M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve ndërsa E. D., për mbajtje armësh të ftohta.

Njëri nga 19-vjeçarën më iniciale M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa bashkëmoshatari tjetër me iniciale E. D., për mbajtje armësh të ftohta.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. R., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu, masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara nga Gjykata.

Shtetasi M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa shtetasi E. D., për mbajtje armësh të ftohta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Të këshilluara

2 vjet nga sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit

Uashingtoni ka pasur historikisht një traditë ku lihen mënjanë ndasitë politike, kur përkujtohen ngjarjet traumatike për kombin. Më 11 shtator 2001, demokratët ...

23:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI