Flash

Tentoi të kalonte me dokumente false, arrestohet një shtetas turk në Rinas, shoku i tij shpallet në kërkim

Lapsi.al 7 January 2023
Tentoi të kalonte me dokumente false, arrestohet një shtetas turk

Rinas/Policia Kufitare kontrolle të shtuara mbështetur me pajisjet logjistike bashkëkohore për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas turk, shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në Turqi.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. K., 40 vjeç, banues në Turqi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasit E. B. kanë dyshuar se ky shtetas nuk kishte paraqitur dokumentin e tij të identifikimit.

Gjatë kontrollit të detajuar me pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion Policia Kufitare, rezultoi se dokumenti që ai kishte paraqitur ishte i falsifikuar, si dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se e kishte siguruar dokumentin e falsifikuar, nga shtetasi M. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

2 vjet nga sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit

Uashingtoni ka pasur historikisht një traditë ku lihen mënjanë ndasitë politike, kur përkujtohen ngjarjet traumatike për kombin. Më 11 shtator 2001, demokratët ...

23:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI