Flash

E rëndë në Shkodër/ Nëna e re hedh në lumin Kir foshnjën e porsalindur

Lapsi.al 7 January 2023
E rëndë në Shkodër/ Nëna e re hedh në lumin Kir

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 32-vjeçare akuzohet për vrasjen e foshnjës së saj 7 ditëshe, duke e hedhur në lumin Kir. Policia tha se kishte marrë informacione se mbrëmjen e të premtes, 6 janar, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir.

“Pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës”, konfirmoi policia e cila i ka vënë prangat shtetases Orjana Gremi, 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Njoftimi nga policia Shkodër

Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

2 vjet nga sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit

Uashingtoni ka pasur historikisht një traditë ku lihen mënjanë ndasitë politike, kur përkujtohen ngjarjet traumatike për kombin. Më 11 shtator 2001, demokratët ...

23:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI