Flash

Dhjetëra tërmete brenda pak orësh në ishullin grek (FOTO)

Lapsi.al 7 January 2023
Dhjetëra tërmete brenda pak orësh në ishullin grek (FOTO)

Prej orëve të para të mëngjesit ishulli i Lesvos nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Pak para orës 4 të mëngjesit është regjistruar një tërmet i fuqishëm 4.9 ballë shkalla Rihter dhe është ndjerë në të gjithë ishullin duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

Epiqendra e tij sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës ishte katër kilometra në veriperëndim të Mandamados, në zonën e Lepetymnos, 268 kilometra në verilindje të Athinës dhe kishte një thellësi prej 17.5 kilometrash.

Por sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ndodhej 130 kilometra në veriperëndim të Izmirit ose 14 kilometra në veri të Agia Paraskevi, në Lesvo.

Pasuan dhjetëra lëkundje të tjera dhe më e fuqishmja prej 4.7 ballë shkalla Rihter u regjistrua thuajse në të njëjtë zonë në orën 8,38 minuta të mëngjesit.

Sipas organeve vendore janë raportuar dëme të vogla në disa shtëpi në fshatrat e kësaj zone në veri të ishullit ,ndërsa ka pasur edhe disa rrëshqitje dheu apo shkëmbinjsh në rrugët që lidhin këto fshatra.

Sizmologu dhe drejtori kërkimor i Institutit Gjeodinamik të Athinës Gerasimos Chouliaras, ka deklaruar se prej orës 01:30 të mëngjesit janë regjistruar dhjetëra tërmete dhe se po monitorohet fenomeni me vëmendje të veçantë prej specialistëve.

Të këshilluara

2 vjet nga sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit

Uashingtoni ka pasur historikisht një traditë ku lihen mënjanë ndasitë politike, kur përkujtohen ngjarjet traumatike për kombin. Më 11 shtator 2001, demokratët ...

23:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI