Flash

Deliri i Olta Xhaçkës: "Unë e mbrojta Yuri Kim nga non gratat"

Lapsi.al 7 January 2023
Deliri i Olta Xhaçkës: "Unë e mbrojta Yuri Kim nga non

Duhet të kesh ose vetëbesimin e një deliranti, ose pacipësinë e një mashtruesi, që t'i trajtosh njerëzit si idiotë. Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, është rrekur të bindë publikun se deklaratat e dikasterit që ajo drejton, se Yuri Kim është një ambasadore në largim, kishin si qëllim ta mbronin kryediplomaten amerikane nga sulmet e non gratave.

"Në kushtet kur ambasadorja amerikane, për shkak të trillimeve të shëmtuara të politikës shqiptare të “non- gratave”, të cilët kanë bërë pafund teori komploti mbi lobime për të zëvendësuar ambasadorë, të cilët funksiononin si elektronë të lirë dhe nuk përfaqësonin politikat zyrtare të vendeve të tyre, ne gjykuam që po i vinim kapak në kushtet e shumë kërkesave për informacion dhe shumë teorive, të cilat erdhën te ne në momentin që ky proces u bë i ditur, apo rodhi në media", shpjegoi ajo gjatë një konference shtypi, ku u pyet "se çfarë pune ka shteti shqiptar që merret me një çështje që është ekskluzivisht e një shteti tjetër".

Lexo me tej:

Prapaskenat/ Kreu i SPAK, përplasja mes amerikanëve dhe rilindasve 

Fakti që deklarata e ministrisë së Jashtme nuk qe për ta mbrojtur, por për ta sulmuar ambasadoren, nuk ka nevojë për koment, pasi vetë kjo e fundit nxitoi të shpjegojë në media se do të qëndronte në Shqipëri, së paku dhe për gjysmën e parë të vitit që sapo ka nisur. Pra, ajo e përgënjeshtroi dhe nuk e falenderoi ministrinë e Xhaçkës.

Mediat njëzëri e bënë të ditur se ky sulm ndaj Yuri Kimit ishte në kuadër të betejës së saj me Edi Ramën për të zgjedhur në krye të SPAK-ut Altin Dumanin, kandidatin që kryeministri e kishte më pak për zemër se dy konkurentët e tjerë. Në këtë kontekst, për t'u thënë anëtarëve të KLP-së që do votonin për kreun e ri të Prokurorisë së Posatçme: mos dëgjoni Yuri Kim se ajo është një ambasadore në ikje, Rama urdhëroi Xhaçkën të nxirrte një deklaratë të paprecedentë.

Ministria e Jashtme bëri një postim që i kapërcu të gjithë skrupujt e çdo shteti serioz. Ajo, gjoja në emër të mediave të interesuara, njoftoi se “procedura për zëvendësimin e ambasadores ka nisur zyrtarisht”.

Në fakt, ata që njohin praktikën diplomatike e dinë mirë se shteti që ka ambasadorin, në këtë rast SHBA, i dërgon një dokument vendit pritës, në këtë rast ministrisë së Jashtme, për ta informuar se ka nisur procedurën e zëvendësimit. Pra, ajo që ka ndodhur është se ashtu si zakonisht, Departamenti i Shtetit përmes ambasadës së tij në Tiranë ka njoftuar ministrinë e Olta Xhaçkës se procedura ka filluar.

Video/ “Përplasja” Rama-Kim, dueti i reformës së vdekur të drejtësisë 

Por, kjo praktikë duhet të mbetet totalisht konfidenciale. Kurrë Departamenti i Shetit nuk jep sqarime se ka filluar shkarkimin e ambasadorit. Aq më pak këtë mund ta bëjë, ashtu siç ndodhi në dhjetor para zgjedhjeve për kreun e SPAK, ministria e vendit pritës. Zakonisht, në regjime jo demokratike, ku ambasadorët amerikanë nuk kanë janë të preferuar, shteti pritës lejon që procedura e ambasadorit që po zëvendësohet të rrjedhë si pa dashje në media.

Por, asnjëherë nuk ndodh që komunikimin ta bëjë si njoftim zyrtar vendi pritës përpara se këtë ta shpallë Departamenti i Shtetit. Pikërisht këtë bëri ministrja "strategjike" për t'i shërbyer shefit të saj. Dhe deri këtu është e kuptueshme për mënyrën se si është ndërtuar qeveria femërore e Tiranës.

Yuri Kim tregon se si duhet të jetë kreu i ri i SPAK

Ama ta shesësh këtë si një përpjekje për ta mbrojtur ambasadoren ameriakne nga ata që shteti i saj ka shpallur "non grata", do të thotë të kesh një guxim të çmendur. Këtë delir se mund t'i shesë miletit edhe broçkulla të tilla, demostroi se e disponon edhe Olta Xhaçka, duke treguar se mashtrimi sy për sy nuk është më një sport i ndaluar në epokën e rilindjes, por duke demostruar gjithashtu se sa e gabuar qe politika e lobuar me "non grata", që u ka krijuar një alibi amerikane specieve të tilla.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI