Flash

Burrin investitor strategjik, Xhaçka: Shpifje, s’kam shkelur asnjë ligj

Lapsi.al 7 January 2023
Burrin investitor strategjik, Xhaçka: Shpifje, s’kam shkelur

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë një konferencë për shtyp është pyetur sërish në lidhje me akuzat e opozitës kundrejt bashkëshortit të saj se është investitor strategjik dhe se ministrja ka konflikt interesi të qëndroje në detyrë.

Ministrja tha se fjalën e fundit e ka gjykata dhe sipas saj të gjitha janë shpifje nga opozita, ndërsa shton se nuk ka shkelur asnjë ligj apo kaluar asnjë normë etike.

‘Nuk më rëndon shpatullat aq sa ç’mund ta imagjinoni të qenin ministre dhe investitore strategjike. Është kthyer në filozofi punë nga opozita e cila shpif shpif se diçka do të mbetet. Shpifje dhe hiperbole politike që vjen nga kjo opozitë që ka humbur rrugën e saj.

Megjithatë ky është një proces që për fat të mirë ka hyrë në binar ligjor dhe fjalën e fundit e ka gjykata. Do ju thosha të prisni me durim ashtu siç po pres edhe unë pasi nuk kam shkelur asnjë ligj dhe nuk kam kaluar asnjë normë etike dhe morale.’- u shpreh Xhaçka.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI