Flash

Tetë të arrestuar brenda pak orësh në Tiranë, policia jep detajet

Lapsi.al 6 January 2023
Tetë të arrestuar brenda pak orësh në Tiranë, policia

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tetë shtetas në orët e fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre te kapur ne flagrance me droge, ndersa te tjere per zjarrvenie te nje automjeti, thyerje e vjedhje te nje makine, leviznin me doreze metalike me vete.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– A. C., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin E. V., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit R. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mustafa Qosja”, i ka vënë zjarrin automjetit në pronësi të shtetasit A. D.;

– B. R., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer xhamin e automjetit të shtetasit A. K. dhe ka vjedhur një pajisje;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. B., 24 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike si ato të Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin N. Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo më tej: Haradinaj reagon pas deklaratës së Kurtit për SHBA: Me këtë kurs është vënë në rrezik ekzistenca e shtetit 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI