Flash

Shiti gjakun e dhuruar nga qytetarët, procedohet mjeku 50-vjeçar

Lapsi.al 6 January 2023
Shiti gjakun e dhuruar nga qytetarët, procedohet mjeku 50-vjeçar

Një mjek i Bankës së Gjakut në spitalin e Durrësit është vënë nën hetim pasi kundrejt pagesës së 5 mijë lekëve të reja ka ndihmuar një paciente për të marrë transfuzionin e gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm. Ai akuzohet se në këmbim të 5 mijë lekëve ka regjistruar një 45-vjeçare si dhuruese të gjakut.

Policia nisi procedimin penal ndaj 50 vjeçarit, I.Q nën akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Po ashtu është vënë nën hetim 45-vjeçarja e identifikuar si A.S e cila ofroi shumën e parave në këmbim të transfuzionit të gjakut.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI