Flash

Kushërinjtë që "fundosën" Saimir Tahirin kërkojnë nga gjykata t'u kthejë pasuritë e konfiskuara

Lapsi.al 6 January 2023
Kushërinjtë që "fundosën" Saimir Tahirin

Anëtarët e fisit të Habilajve, të fajësuar si pjesëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, e kanë zhvendosur në Gjykatën e Lartë betejën me SPAK për të rimarrë pasuritë e konfiskuara.

Përmes një rekursi të dërguar në Gjykatën e Lartë, Moisi dhe Florian Habilaj kërkojnë prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të qershorit 2022.

Ky vendim la në fuqi Shkallën e Parë për kalim në llogaritë shtetit të 9 pasurive të tyre dhe familjarëve, me një vlerë prej gati 80 milionë lekë të rinj në total. Pasuritë që kërkojnë të rimarrin Habilajt janë 2 apartamente, një garazh 514 m2, një njësi tregtare, si edhe 5 automjete të markave të ndryshme, mes të cilave edhe Audi A8.

Anëtarët e grupit të Habilajve, u hetuan nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, në të njëjtin dosje me kushëririn e tyre, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas veçimit të çështjeve, ata u fajësuan nga Gjykata e Posaçme në maj të vitit 2021 me 37 vite burg në total për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Dënimi më i rëndë, me 10 vite burg në mungesë, u dha për Moisi Habilajn, i akuzuar si drejtues i grupit. Paralelisht, ata u dënuan me burg edhe nga Gjykata e Katanias në Itali, për trafik të narkotikëve.

Të këshilluara

Sherr në Tiranë, plagoset me thikë i riu

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kavajës, ku në të janë përfshirë dy persona. Mësohet se njëri prej tyre ka qëlluar me thikë tjetrin, ndër...

18:12

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe ...

17:40

Fier, 30- vjeçari zhduket pa lënë gjurmë

Familja Sakaj në Suk të Roskovecit kërkonë ndihmën e policise për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh Ferit Sakaj 30 vjeç. Lajmin e konfirmojnë kunati dhe ...

17:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI