Flash

Krimi në Prizren, gjendet kasaforta e fshehur në shtëpinë e “Kobrës”

Lapsi.al 6 January 2023
Krimi në Prizren, gjendet kasaforta e fshehur në shtëpinë e

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në shtëpinë Dibran Hoxhës, të njohur si “Kobra”, në të cilën kanë zbuluar një kasafortë.

Mediat e kosovare, bëjnë të ditur se kasaforta ende nuk është hapur, pasi pritet që të zhvillohen disa proçedura, përfshirë marrjen e disa urdhëresave dhe ftesën e Njësisë kundër Eksplozivëve.

Gjatë kontrolleve po ashtu është gjetur një granatë dore dhe disa fishekë.

Kasaforta, ishte e kamufluar në disa hapësira në shtëpinë e Hoxhës.

Kujtojmë se Dibran Hoxha është i dyshuari kryesor për vrasjen që ka ndodhur në orët e mëngjesit të 3 janarit në lokalin e tij “Kobra City” në Prizren.

Një 31-vjeçar nga Kukësi ka vdekur si pasojë e plagëve me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur nga arma me të cilën dyshohet se ka qëlluar Dibran Hoxha.

Përveç Hoxhës, për këtë rast janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë. Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për 6 të arrestuarit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI