Flash

Julia Fox flet për takimin me Drake: Më i miri që kam patur

Lapsi.al 6 January 2023
Julia Fox flet për takimin me Drake: Më i miri që kam patur

Julia Fox ka folur së fundmi për takimin e saj me reperin e njohur, Drake. Aktorja kujtoi takimin pasi u pyet nga një fans në Watch What Happens Live with Andy Cohen. "Takimi im i preferuar ka qenë në një avion privat. Mora disa çanta Chanel," zbuloi Julia më 5 janar. "Ishte e mrekullueshme, po."

Megjithatë, një detaj ajo e mbajti për vete? Emri i burrit të saj misterioz. "Nuk mund të them. Nuk mund ta them vërtet," shpjegoi ajo kur prezantuesi Andy Cohen i kërkoi asaj të thonte emrin. "Natyrisht një i famshëm." Mirëpo më vonë gjatë shfaqjes, personaliteti televiziv iu kthye temës duke pyetur nëse Drake  me të cilin Julia ka qenë e lidhur më parë – ishte personi që kishte dal në një takim. "Ndoshta," ngacmoi Julia.

Vitin e kaluar, aktorja adresoi thashethemet se të dy ishin lidhur. "Ai është një djalë i mrekullueshëm dhe një zotëri. Por asgjë nuk ndodhi në të vërtetë", u shpreh aktorja në podkastin e saj në shkurt 2022. "

Dhe ndërsa Julia dhe reperi i "Take Care" nuk e bënë kurrë publike lidhjen e tyre, modelja pati një romancë të gjatë një muaji me Kanye West në fillim të vitit 2022. Ajo gjithashtu preku marrëdhënien e saj me themeluesin e Yeezy gjatë paraqitjes së saj në WWHL.

"Ne ishim  bashkë cdo minutë," i tha Julia Andit. "Por, unë mendoj se ai as nuk e di emrin tim të plotë apo asgjë." Ajo shtoi se që nga ndarja e tyre në shkurt 2022, ajo dhe reperi nuk janë më në kontakt. "Unë nuk kam folur me Kanye për gati një vit," pranoi Fox, duke shtuar, "dhe unë kam qenë në të njëjtën dhomë me Kim, por ne kurrë nuk kemi folur për asgjë."/Lapsi.al

Të këshilluara

Cristiano Ronaldo pjesë e Arabisë Saudite

Cristiano Ronaldo tashmë është pjesë e klubit Al Nassr. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me këtë skuadër. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar ed...

13:37

Interneti kundër Princ Harry : Njeri patetik

Së fundmi disa pjesë nga libri i Princ Harry u publikuan në media. Në të ai tregon rreth rivalitetit të tij me princin William dhe mendimet për  njerkën e tij "...

12:40

Miley Cyrus, këngë dedikuar Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka konfirmuar publikimin e një kënge të re, të titulluar "Flowers", më 13 janar. Por fansat shpejt vunë re se data e publikimit ndodh të jetë ditëli...

15:06

Adele zbulon problemin shëndetësor

Adele ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas. Pasi këngëtarja  ngjalli shqetësim tek fansat...

14:35

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI