Flash

Harry zbulon fjalët e fundit që i tha Mbretëreshës Elizabeth

Lapsi.al 6 January 2023
Harry zbulon fjalët e fundit që i tha Mbretëreshës Elizabeth

Princ Harry ka zbuluar fjalët e fundit që i pëshpëriti gjyshes së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Në librin  e tij  "Spare", Harry thotë se i tha gjyshes së tij se "shpresonte që ajo të ishte e lumtur" dhe se do të ishte me gjyshin e tij, Princin Philip, i cili u nda nga jeta një vit më parë në moshën 99-vjeçare.

Harry shkruan gjithashtu në librin, i cili do të dalë më 10 janar, se "e admironte për përmbushjen e detyrave të saj deri në fund". Ai  iu referuapjesëmarrjes së saj në festimet e Jubileut Platinum atë verë.

Princ Harry arriti në Kështjellën Balmoral disa orë pasi Mbretëresha ndërroi jetë. Sipas Page Six, princi kishte mësuar lajmin nga mediat  dhe jo nga ndonjë anëtar i familjes. Ai dhe Meghan Markle kishin qenë në Gjermani për të promovuar Lojërat Invictus kur  dëgjoi se shëndeti i saj po rëndohej dhe nxitoi të ishte pranë saj. Por mbërriti shumë vonë dhe nuk arriti t'i thoshte lamtumirën e fundit.

Megjithatë  mori pjesë në periudhën 10-ditore të zisë për Mbretëreshën, i shoqëruar nga gruaja e tij. Pas vdekjes së saj, cifti u ribashkuan publikisht me William dhe Middleton për herë të parë që nga marsi i atij viti. Në atë kohë, u tha se ishte William ai që ftoi vëllain dhe gruan e tij. “Ne të gjithë jemi shumë mirënjohës. Të dyja palët i lanë mënjanë të gjitha gjërat për Mbretëreshën”,u shpreh një burim mbretëror.

Tensionet kanë qenë të larta mes vëllezërve që kur Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020. Ata u transferuan në Kaliforni, ku tani jetojnë me dy fëmijët e tyre: Archie, 3 dhe Lilibet, 1./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Miley Cyrus, këngë dedikuar Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka konfirmuar publikimin e një kënge të re, të titulluar "Flowers", më 13 janar. Por fansat shpejt vunë re se data e publikimit ndodh të jetë ditëli...

15:06

Adele zbulon problemin shëndetësor

Adele ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas. Pasi këngëtarja  ngjalli shqetësim tek fansat...

14:35

Ashley Olsen martohet me artistin e njohur

Aktorja Ashley Olsen, është martuar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, artistin Louis Eisner në një ceremoni në një shtëpi private në Bel-Air. Disa buri...

11:30

Harry akuzon William për sulm fizik

Në autobiografinë e tij të shumëpritur , “Spare”, Princi Harry tregon një sulm fizik nga vëllai i tij, William, tani Princi i Uellsit, pasi marrëdhënia e tyre u...

10:07

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI