Flash

Grabitet shtëpia e Billie Eilish

Lapsi.al 6 January 2023
Grabitet shtëpia e Billie Eilish

Një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se kishte vjedhur shtëpinë e familjes së këngëtares Billie Eilish. Oficerët e LAPD iu përgjigjën një telefonate nga lagjja Highland Park në Los Angeles, rreth orës 21:15, sipas ABC 7.

Gazeta raporton se shtëpia i përket prindërve të Billie, Maggie Baird dhe Patrick O'Connell. Nuk është e qartë nëse diçka është vjedhur nga prona me dy dhoma gjumi. Sipas raportimeve të shumta i dyshuari është dërguar në mbajtje. Pamjet e arrestimit  treguan një burrë të prangosur nga të paktën 3 oficerë të LAPD.

Në vitin 2019, këngëtarja u detyrua të punësonte një roje sigurie për të fjetur në dhomën e saj të ndenjes pasi adresa e shtëpisë doli në internet, duke rezultuar në një grup fansash që u shfaqën në shtëpinë e saj.

“Ishte vërtet traumatizuese,” tha ajo për Rolling Stone në atë kohë. “Unë nuk ndihem më plotësishte sigurt në shtëpinë time. “Unë e kam dashur vëmendjen gjatë gjithë jetës sime, por nuk mendoj se dikush e di se çfarë është në të vërtetë fama”, shtoi  Eilish.

Shtëpia vlen rreth 800,000 dollarë, dhe është vendi ku Billie dhe Finneas regjistruan pjesën më të madhe të albumit të saj debutues, pasi 25-vjeçarja ngriti një studio regjistrimi të improvizuar në dhomën e tij të gjumit./Lapsi.al

Të këshilluara

Cristiano Ronaldo pjesë e Arabisë Saudite

Cristiano Ronaldo tashmë është pjesë e klubit Al Nassr. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me këtë skuadër. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar ed...

13:37

Interneti kundër Princ Harry : Njeri patetik

Së fundmi disa pjesë nga libri i Princ Harry u publikuan në media. Në të ai tregon rreth rivalitetit të tij me princin William dhe mendimet për  njerkën e tij "...

12:40

Miley Cyrus, këngë dedikuar Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka konfirmuar publikimin e një kënge të re, të titulluar "Flowers", më 13 janar. Por fansat shpejt vunë re se data e publikimit ndodh të jetë ditëli...

15:06

Adele zbulon problemin shëndetësor

Adele ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas. Pasi këngëtarja  ngjalli shqetësim tek fansat...

14:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI