Flash

VIDEO/ Arrestohet djali i El Chapo, shpërthen kaosi në Meksikë

Lapsi.al 5 January 2023
VIDEO/ Arrestohet djali i El Chapo, shpërthen kaosi në Meksikë
Ovidio Guzman, djali i “mbretit” famëkeq meksikan të drógës "El Chapo" është arrestuar në Sinaloa. Lajmi u konfirmua nga zyrtarë meksikanë që sqaruan se pas kësaj ka një shpërthim të kaosit në vend. Kryetari i qytetit të Culiacán tha se forcat e armatosura kishin kryer një bastisje mëngjesin e së enjtes. Një linjë ajrore tha se një prej avionëve të saj u godit nga të shtënat me armë. Janë raportuar të shtëna dhe grabitje makinash. Guzmán-López mendohet të jetë një anëtar i rangut të lartë i kartelit të madh të drogës në Sinaloa. Grupi është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë. Kryebashkiaku Juan de Dios Gamez konfirmoi në Twitter se forcat e armatosura federale kishin kryer një operacion të rëndësishëm në Culiacán. “U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos dalin nga shtëpia për shkak të bllokimeve që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”, - tha ai. https://twitter.com/TonyAguirre10/status/1611037323847761920?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1611037323847761920%7Ctwgr%5Ef5d712502ee0d286018264f3325dbe9c9364e44c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rainews.it%2Farticoli%2F2023%2F01%2Farrestato-in-messico-ovidio-guzman-il-figlio-di-el-chapo-48e6c8dc-dc08-43d7-89a6-59fd37fd5adf.html Aeroporti është mbyllur dhe organet e qeverisjes vendore që mbikëqyrin arsimin njoftuan pezullimin e shkollave. Forcat meksikane të sigurisë e kishin arrestuar Guzmán-López edhe në vitin 2019. Ai u lirua për të shmangur kërcënimin e dhunës nga mbështetësit e tij. Departamenti Amerikan i Shtetit pretendon se ai dhe vëllai i tij, Joaquín, janë aktualisht duke mbikëqyrur afërsisht 11 laboratorë metamfetamine në shtetin e Sinaloa. Ata mendohet se prodhojnë rreth 1300 deri 2200 kg kokainë në muaj. Ka informacione se Guzmán-López urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikanti droge dhe një këngëtari të njohur meksikan që kishte refuzuar të këndonte në dasmën e tij. Në dhjetor, SHBA njoftoi një shpërblim deri në 5 milion dollarë për informacione që çon në arrestimin dhe/ose dënimin e Ovidios dhe tre vëllezërve të tij. Mendohet se ata kanë mbajtur pozicione komanduese në grup. Ndërkohë babai i tyre po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur si kryqëzimi i Rriles. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për p...

19:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI