Flash

Sulmohet sërish revista “Charlie Hebdo”/ Hakerohet faqja online

Lapsi.al 5 January 2023
Sulmohet sërish revista “Charlie Hebdo”/ Hakerohet faqja online

Revista e njohur satirike franceze “Charlie Hebdo” ka shkaktuar sërish polemika. 8 vjet pas sulmit kundër redaksisë së saj më 7 janar 2015 në zemër të Parisit ajo është sulmuar sërish. Këtë herë sulmi ka qenë online pasi faqja e saj e internetit u hakerua. Shkak janë bërë disa karikatura të liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për sulmin ndaj gazetës. Në mbrojtje nga autoritetet është marrë edhe kreu i gazetës. Karikaturat ishin në mbrojtje të protestuesve që prej kohësh janë ngritur kundër regjimit. Revista satirike franceze është vënë në shënjestër edhe të fondamentalistëve islamikë për shkak të numrit të saj të fundit special. Në veçanti ka qenë një karikaturë ku një grua duket duke urinuar mbi udhëheqësin iranian.

Këtë herë, ndryshe nga karikaturat që shkaktuan sulmin 8 vjet më parë, ka diçka të re. Nuk është më Profeti i Islamit ai që portretizohet, por Udhërrëfyesi Suprem i Republikës, Ali Khamenei shpjegoi Riss, drejtori i Charlie Hebdo. “Udhëheqësi, ndryshe nga Muhamedi, nuk është profet. Kështu që ne mund ta shigjetojmë atë sa të duam” - tha ai. Pas botimit, regjimi iranian thirri ambasadorin francez për shprehjen e pakënaqësisë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Charlie Hebdo” provokon sërish: Mullahë kthehuni nga keni ardhur (FOTO)

 

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur si kryqëzimi i Rriles. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për p...

19:13

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI