Flash

Putin shpall armëpushim për 36 orë, por Kievi e quan hipokrizi

Lapsi.al 5 January 2023
Putin shpall armëpushim për 36 orë, por Kievi e quan hipokrizi

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ministrin e tij të mbrojtjes të vendosë një armëpushim 36-orësh në vijën e frontit të Ukrainës. Armëpushimi planifikohet të fillojë në orën 12:00 me orën e Moskës dhe kjo do të përkojë me Krishtlindjet Ortodokse Ruse. Putin i kërkoi Ukrainës që t’i përgjigjet këtij akti, por Kievi e refuzoi shpejt kërkesën.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak e quajti atë një "gjest propagandistik". Deklarata e Kremlinit theksonte se Presidenti Putin urdhëroi trupat e tij të ndalonin luftimet sepse ai kishte pranuar një thirrje nga kreu i Kishës Ortodokse Ruse.

Patriarku Kirill, më herët gjatë ditës, bëri thirrje për një armëpushim gjatë Krishtlindjeve për të lejuar besimtarët të marrin pjesë në shërbimet e kishës për Krishtlindjet Ortodokse. Kisha Ortodokse Ruse feston ditën e Krishtlindjen më 7 janar, sipas kalendarit Julian.

Putini i bëri thirrje Ukrainës që të reagojë në mënyrë që "numri i madh i besimtarëve ortodoksë [të cilët] banojnë në zonat ku ka armiqësi" të mund të festohet Krishtlindja. Në një deklaratë në Twitter pas kësaj, Podolyak tha se nuk mund të ketë "armëpushim të përkohshëm" derisa forcat ruse të tërhiqen nga të gjitha zonat që ata kishin pushtuar.

Më pas ai e quajti atë një "gjest propagandistik", një "mashtrim të parëndësishëm" dhe një përpjekje nga Rusia për t’i bërë presion Ukrainës përballë perëndimit duke pretenduar se ishte "humane". Rusia po përpiqet të fitojë kohë për të rigrupuar dhe ndërtuar fortifikime, shtoi ai.

Ndërsa Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se Putin thjesht "po përpiqej të gjente pak oksigjen". Armëpushimi i Kremlinit përputhet me një narrativë të propaganduar në Moskë. Sipas saj rusët janë djemtë e mirë, dhe është Ukraina dhe Perëndimi po kërcënojnë Rusinë.

Armëpushimi është gjithashtu një mjet që mund të përdoret për të demonizuar Ukrainën. Për shkak se ukrainasit e kanë hedhur poshtë propozimin, Moska do të pretendojë se Kievi nuk respekton besimtarët fetarë dhe nuk ka dëshirë për paqe. Nuk duhet harruar se ishte Rusia ajo që e nisi këtë luftë duke nisur një pushtim të paprovokuar ndaj fqinjit të saj.

Vendimi vjen gjithashtu vetëm pak ditë pasi një numër i madh i trupave ruse u vranë në një sulm ukrainas në një kazermë të përkohshme në qytetin e pushtuar ukrainas të Makiivka. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se numri i të vdekurve ishte 89, duke e bërë atë humbjen më të madhe të jetës të pranuar nga Moska që nga fillimi i luftës.

Të afërmit e të vrarëve, si dhe disa politikanë dhe komentues shprehën zemërim për atë që ndodhi në Makiivka. Ata fajësuan zyrtarët ushtarakë si të paaftë. Incidenti ndodhi në natën e Vitit të Ri, festa më e rëndësishme në kalendarin rus. Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Putinit të shpallte një armëpushim "të njëanshëm" në Ukrainë, në mënyrë që të dyja palët të mund të negociojnë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur si kryqëzimi i Rriles. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për p...

19:13

Covid-19 në vend/ 32 qytetarë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. Sipas MSH, në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 32...

16:48

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI