Flash

Princ Harry: Nuk doja që babai të martohej me Camilla-n

Lapsi.al 5 January 2023
Princ Harry: Nuk doja që babai të martohej me Camilla-n

Princi Harry zbuloi se ai dhe Princi William i kërkuan mbretit Charles të mos martohej me Camilla Parker Bowles.

Harry, nuk ka folur kurrë më parë për njerkën e tij, por theu heshtjen në librin, "Spare". "Pavarësisht nga Willy dhe unë që i kërkuam që të mos e bënte këtë, ai nuk na dëgjoi. Por e kuptuam se  më në fund do të ishte me gruan që donte, gruan që e kishte dashur gjithmonë.

Burimet i thanë më parë Page Six se Harry nuk është një fans i madh i Camilla-s. Në libër, ai shkruan; “Mbaj mend që pyesja veten … nëse ajo do të ishte mizore me mua; nëse do të ishte si të gjitha njerkat e liga në tregime”. Ai shtoi: ‘Willy ‘kishte qenë dyshues ndaj gruas tjetër për një kohë të gjatë, gjë që e hutoi dhe e mundonte; Kur ato dyshime u konfirmuan, ai ndjeu keqardhje të madhe që nuk kishte bërë apo thënë asgjë më parë”.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, në shtator, ai do të ishte i detyruar të përulej për Camilla-n dhe t'i përulej babait të tij. Një burim i lartë mbretëror tha se ndërsa William është mësuar me Camilla-n, Harry kurrë nuk do ta pranojë plotësisht atë.

Kur Charles dhe Camilla u martuan, çifti tha se ajo nuk do të përdorte titullin e Dianës, Princesha e Uellsit. Megjithatë, para vdekjes së saj, mbretëresha Elizabeth deklaroi; “Kur,djali im Charles të bëhet mbret, e di që do t'i jepni atij dhe gruas së tij  të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si Queen Consort". /Lapsi.al

Të këshilluara

Miley Cyrus, këngë dedikuar Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka konfirmuar publikimin e një kënge të re, të titulluar "Flowers", më 13 janar. Por fansat shpejt vunë re se data e publikimit ndodh të jetë ditëli...

15:06

Adele zbulon problemin shëndetësor

Adele ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas. Pasi këngëtarja  ngjalli shqetësim tek fansat...

14:35

Ashley Olsen martohet me artistin e njohur

Aktorja Ashley Olsen, është martuar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, artistin Louis Eisner në një ceremoni në një shtëpi private në Bel-Air. Disa buri...

11:30

Harry akuzon William për sulm fizik

Në autobiografinë e tij të shumëpritur , “Spare”, Princi Harry tregon një sulm fizik nga vëllai i tij, William, tani Princi i Uellsit, pasi marrëdhënia e tyre u...

10:07

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI