Flash

Policia bastis lokalin "Kobra City" ku humbi jetën i riu nga Kukësi

Lapsi.al 5 January 2023
Policia bastis lokalin "Kobra City" ku humbi jetën i riu nga

Dy ditë pas vrasjes së 31-vjeçarit Visart Cengu në Prizren, policia e Kosovës ka bastisur lokalin “Kobra City” ku ndodhi ngjarja si dhe banesën e një prej personave të përfshirë në konfliktin ku u humi jetën i riu. 

Sipas mediave kosovare, në lokalin “Kobra City” janë gjetur disa materiale, të cilat nuk përcaktohen, që mund të përdoren si prova për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi. Ndërsa në banesën e një prej personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë, janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.

“Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova”, tha zëdhënësi i policisë Shaqir Bytyçi për Gazetën Express.

Vrasja e 31-vjeçarit Visart Cengu ndodhi në orët e para të mëngjesit më 3 janar. I shoqëruar nga një person tjetër, ata shkuan në lokalin “Kobra City” për të pirë. Sipas raportimeve, dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fatura e lokalit. Pasi u konfliktuan në lokal me Dibran Hoxhajn, të rinjtë u drejtuan tek makina e tyre.

Në këtë moment, Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra”, qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur Visart Cengun dhe duke plagosur 27-vjeçarin Admir Shala. Pas ngjarjes, policia arrestoi Dibran Hoxhajn si dhe disa persona të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në burg.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur si kryqëzimi i Rriles. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për p...

19:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI