Flash

Me hanxhar dhe thika, sherr mes një familjeje shqiptare dhe një grupi tunizianësh në Itali

Lapsi.al 5 January 2023
Me hanxhar dhe thika, sherr mes një familjeje shqiptare dhe një grupi

Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Itali, ku një familje shqiptare është përfshirë në një konflikt. Ngjarja ka ndodhur në Livorno. Mediat italiane raportojnë se të paktën 4 persona me origjinë tuniziane kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare me hanxharë dhe thika.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë. Por pa mbërritur agjentët e policisë në vendin e ngjarjes, katër sulmuesit, ndoshta të alarmuar nga sirenat e makinave të policisë, u larguan. Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI