Flash

Denoncimi i Berishës: Të moshuarës i vjedhin me dhunë 10 mijë euro, për Policinë s'ka ndodhur gjë

Lapsi.al 5 January 2023
Denoncimi i Berishës: Të moshuarës i vjedhin me dhunë 10

Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili deklaron se një e moshuar është grabitur dhe rrahur barbarisht në vigjilje të Vitit të Ri, teksa nga organet e rendit nuk është bërë asgjë. Berisha shkruan se të moshuarës i kanë vjedhur 10 mijë euro dhe akuzon policinë për bashkëpunim me krimin.

POSTIMI I BERISHËS

Të moshuarës i vjedhin 10000 € dhe e bëjnë për spital.

Për policinë nuk ka ndodhur gjë! Bashkëpunim me krimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Fillimisht më lejoni t’ju uroj Ju dhe familjes suaj një vit të ri plot shëndet dhe mirësi.

Po ju informoj për një grabitje që ka ndodhur në fshatin Pirg pjesë e bashkisë Maliq ku persona të maskuar i kanë hyrë në banesë dhe kanë dhunuar, rrahur barbarisht dhe e lidhur kur e kanë gjetur, shtetasen Luljeta Hoxha pensioniste e cila jeton e vetme, në dt. 29 dhjetor rreth orës dy pas mesnate ku ajo pretendon se i kish grabitur një sasi prej 10 000 euro.

Shtetasja në fjalë ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës.

Nga organet e rendit e kanë lënë në heshtje dhe nuk kanë bërë asnjë prononcim deri më sot.

Të këshilluara

Covid-19 në vend/ 32 qytetarë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. Sipas MSH, në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 32...

16:48

Fushata për të riedukuar Jordan Peterson

Ju do të mendonit se kanadezët tashmë kishin mësuar të mos i tregonin Jordan Petersonit se çfarë të thoshte. Profesori i psikologjisë u bë një sensacion i inter...

15:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI