Flash

Albin Kurti jep lejen, kreu i kishës serbe viziton Kosovën

Lapsi.al 5 January 2023
Albin Kurti jep lejen, kreu i kishës serbe viziton Kosovën

Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i është lejuar që të zhvillojë vizitë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse, që festohet më 6 janar.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tha se kreu i Qeverisë kosovare iu përgjigj pozitivisht kërkesës për lejimin e vizitës së Porfirijes.

Këtë kërkesë Kurtit ia dërgoi ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bërë kёrkesё pёr vizitë, sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese”, u tha në njoftim.

Sipas Qeverisë, paralajmërimi i Porfirijes se do të hyjë në Kosovë pa truproje është “edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”.

Patriarku Porfirije kishte planifikuar që ta vizitonte Kosovën edhe në fund të dhjetorit. Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, i kishte parashtruar disa kushte, para se t’i lejohej vizita në Kosovë.

Të këshilluara

Covid-19 në vend/ 32 qytetarë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. Sipas MSH, në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 32...

16:48

Fushata për të riedukuar Jordan Peterson

Ju do të mendonit se kanadezët tashmë kishin mësuar të mos i tregonin Jordan Petersonit se çfarë të thoshte. Profesori i psikologjisë u bë një sensacion i inter...

15:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI