Flash

Adele zbulon problemin shëndetësor

Lapsi.al 5 January 2023
Adele zbulon problemin shëndetësor

Adele ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas.

Pasi këngëtarja  ngjalli shqetësim tek fansat pasi kishte vështirësi në ecjen gjatë shfaqjes në Las Vegas, ajo u shpreh se vuante nga dhimbjet e forta dhe kronike të shpinës.

"Më duhet të eci kështu këto ditë pasi kam dhimbje të nervit shiatik shumë të keq", tregoi artistja. Ishiasi (nervi ishiatik) shkaktohet prej ngacmimit ose dëmtimit të nervit ishiatik – nervi më i madh në trup që fillon prej pjesës së poshtme të shpines, degëzohet nëpër pjesën e pasme të këmbës dhe përfundon tek shputa e këmbës.

Në vitin 2021, Adele zbuloi se dy herë më parë ishte përballur me disqe të rrëshqitura në shpinë. Duke folur me The Face, ajo u shpreh se i ndodhi kur ishte 15 vjeç dhe i shkaktoi dëme serioze. Më pas në janar 2021.“Unë kam pasur dhimbje në shpinë për gjysmën e jetës sime, vërtet”, tha Adele. "Ajo shkaktohet, normalisht për shkak të stresit ose nga një qëndrim i keq".

Këngëtarja ka bërë tituj me shfaqjet e saj të shitura në Sin City. Madje përdori një shfaqje në dhjetor si një mundësi për t'i bërë një deklaratë dashurie të dashurit të saj, Rich Paul, për ditëlindjen e tij. Adele konfirmoi lidhjen e saj me Paul në korrik 2021, pasi finalizoi divorcin nga Simon Konecki. Dyshja kanë një djal 9-vjeçar Angelo./Lapsi.al

Të këshilluara

Ashley Olsen martohet me artistin e njohur

Aktorja Ashley Olsen, është martuar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, artistin Louis Eisner në një ceremoni në një shtëpi private në Bel-Air. Disa buri...

11:30

Harry akuzon William për sulm fizik

Në autobiografinë e tij të shumëpritur , “Spare”, Princi Harry tregon një sulm fizik nga vëllai i tij, William, tani Princi i Uellsit, pasi marrëdhënia e tyre u...

10:07

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI