Flash

Vrasja në Prizren, babai i të riut nga Kukësi: Ne kishim armik Serbinë, kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë

Lapsi.al 4 January 2023
Vrasja në Prizren, babai i të riut nga Kukësi: Ne kishim armik

Ditën e sotme është varrosur 31-vjeçari Visart Cengu, i cili u vra në orët e para të së martës, pasi doli nga një lokal në Prizren. Një i afërm i tij ka publikuar fotografi nga ceremonia e varrimit të 31-vjeçarit që kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit.

Ai ka shpërndarë edhe fjalën e babait të viktimës, i cili, ndër të tjera ka thënë “Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, citohet të ketë thënë Behar Cengu.

Postimi i plotë:

Sot në varrezat e qytetit në Kukës i dhamë lamtumirën e fundit të riut Visart (Behar) Cengu, 31 vjeçar, i cili u vra në makinë duke u larguar nga një lokal në dalje të Prizrenit. Mijëra qytetarë kuksianë dhe miq të familjes Cengu nga Kosova kishin ardhë për ta përcjellë në banesën e fundit këtë të ri i cili kishte ardhur nga Franca për ta kaluar ndërrimin e moteve në vendlindje. Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata.

“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllëzërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës! I lehtë i qoftë dheu Visartit e familjarëve Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë kjo vrasja e fundit në mes të shqiptarëve!

Visart Cengu dyshohet se u vra nga Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”, i cili është pronar i lokalit ku kishte qëndruar mbrëmjen kur u vra.

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Asnjë humbje jete dhe 6 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 75 testim...

18:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI