Flash

Vràsja e Edmond Papës/ Klodiana Lala jep detaje

Lapsi.al 4 January 2023
Vràsja e Edmond Papës/ Klodiana Lala jep detaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Albano Velos, i akuzar për vràsjen e biznesmenit Edomnd Papa disa kohë më parë në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Alban Velo është kapur mat nga disa pamje filmike, si dhe ky i fundit e ka survejuar viktimën që prej muajit nëntor.

Sakaq shtoi se ngjarja mund të ketë ndodhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt dhe se ka qenë ai që ka dhënë urdhërin për vrasjen e biznesmenit, por atentatin nuk e ka kryer ai.

“Ishte një punë e mirë e policisë së Tiranës, pasi nuk kishim hetim të tillë. Ku ende pa u mbushur dy javë, patëm reagim. E kam thënë dhe në muajin qershor, kur ndërtova dinamikën e vrasjes së Sadikajt, pasi më rezultonte se ai dhe Papa kishin pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Në momentin kur u ekzekutua Papa, kam bërë dhe lidhjen kriminale mes tyre. Albano Velo është autori i dyshuar, ndërsa Dilaver Velo babai i tij është pezulluar si polic. Velo dyshohet se ka bashkëpunuar me Sadikajn. Në muajin nëntor Velo ka filluar të thurë planin për ekzekutimin e Papës. Velo shfaqet ditë pas dite me automjetin e tij në lagje. A e ka survejuar viktimën që nga muaji nëntor. Ndërsa ngjarja është kundërpërgjigje për vrasjen e Sadikajt. Ai shfaqet me automjetin e tij pak para ngjarjes dhe me ekzekutuesin e tij. Pasi është urdhëruesi dhe jo ekzekutoi, pasi 40-vjeçari e ka vrarë Papën. Ai ka treguar dhe një detaj se ekzekutori pasi e qëlloi me 9 plumba. U kap mat nga pamjet filmike, por dhe nga disa gjurmë të tjera.”, tha Lala.

Kujtojmë se Albano është djali i efektivit Dilaver Velo, i cili u pezullua nga detyra pas arrestimit të djalit të tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI