Flash

Shakira i rikthehet tradhëtisë së Pique

Lapsi.al 4 January 2023
Shakira i rikthehet tradhëtisë së Pique

Duke festuar Vitin e Ri të saj të parë solo që nga ndarja nga  Gerard Piqué, Shakira u ofroi fansave një mesazh emocionue  për vitin 2023.

Në një postim në Instagram të shkruar në spanjisht dhe anglisht, këngëtarja tha se ata që janë tradhtuar “duhet të vazhdojnë” të ruajnë besimin. “Edhe nëse plagët tona janë ende të hapura në këtë vit të ri, koha i ka duart e një kirurgu”, ka shkruar ajo.

"Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t'u besojmë të tjerëve. Kur përballeni me përbuzje, vazhdoni të dini vlerën tuaj. Sepse ka më shumë njerëz të mirë se të pahijshëm. Më shumë njerëz me ndjeshmëri sesa indiferencë. Ata që largohen janë më pak se ata që qëndrojnë pranë nesh”.

Shakira shprehu gjithashtu besimin e saj se dhimbja mund të nxisë rritjen. “Lotët tanë nuk janë të kotë, ata ujitin tokën nga do të burojë e ardhmja jonë dhe do të na bëjnë më njerëzorë, në mënyrë që edhe me dhimbje zemre të vazhdojmë të duam”, shkruhej në postim.

Mesazhi i 1 janarit duket se është personal për të, pasi vjen pas ndarjes së saj ngaPique vitin e kaluar. Fituesi tre herë i çmimit Grammy dhe futbollisti njoftuan ndarjen e tyre në qershor, duke shkruar; "Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin."/Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Mbreti Charles drejt pajtimit me Princ Harry

Mbreti Charles III thuhet se dëshiron të pajtohet me Princin Harry. “Ata afër mbretit këmbëngulin se ai gjithmonë e ka bërë të qartë se sa shumë i do të dy d...

11:56

Jeremy Renner flet pas aksidentit me borë

Jeremy Renner ka reaguar pas aksidentit me borë gjatë fundjavës. Aktori i "Bourne Legacy" u dha fansave një përditësim për shëndetin e tij, duke ndarë një se...

11:32

Ndahet nga jeta reperja Gangsta Boo

Ish-anëtarja e “Three 6 Mafia”, Gangsta Boo, ka ndërruar jetë nga një mbid0zë, sipas “TMZ”. Burime të lidhura me reperen e ndjerë i thanë TMZ se Gangsta Bo...

13:55

Harry kërkon paqe

Pas dokumentarit që bëri jo pak bujë, tani Princi Harry do të publikojë edhe librin e tij autobiografik. Tanimë Princi Harry ka filluar konferencat për shtyp...

13:04

Dalina Buzi flet pas finales së "DWTS"

Anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur pas finales së Dancing with the Stars ku u shpall fituese Sara Hoxha. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj...

12:26

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI