Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Kryeministri Sunak i premton Zelenskyt mbështetje afatgjatë për Ukrainën

Lapsi.al 4 January 2023
Kryeministri Sunak i premton Zelenskyt mbështetje afatgjatë për

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, i ka thënë presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen afatgjatë të Britanisë së Madhe.

Sipas njoftimit nga zyra e Sunakut, biseda mes liderëve ndodhi më 3 janar, pas sulmeve të fundit me dronë nga Rusia.

Rusia që nga tetori po kryen sulme me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë.

Sunak vizitoi për herë të parë në Kievin në nëntor, pasi mori detyrën në fund të tetorit.

Gjatë vizitës në Ukrainë, ai tha se Londra do t'i jap Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 59.4 milionë dollarësh, duke përfshirë armë kundër-ajrore dhe teknologji anti-dronë.

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson kishte deklaruar në korrik se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit të tij.

Këtë e kishte thënë edhe pasardhësja e tij, Liz Truss, e cila qëndroi në pushtet vetëm 44 ditë.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar individë të ushtrisë iraniane dhe kompani të mbrojtjes, për përfshirjen e tyre në furnizimin e Rusisë me dronë iranianë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL/

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI