Flash

Jeremy Renner flet pas aksidentit me borë

Lapsi.al 4 January 2023
Jeremy Renner flet pas aksidentit me borë

Jeremy Renner ka reaguar pas aksidentit me borë gjatë fundjavës.

Aktori i "Bourne Legacy" u dha fansave një përditësim për shëndetin e tij, duke ndarë një selfie të tij të ulur në një shtrat spitali me anën e fytyrës të mbuluar me mavijosje dhe gërvishtje.

“Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira", shkroi ai në postimin në Instagram. “Jam shumë i lodhur tani për të shkruar. Por unë ju dërgoj dashuri të gjithëve.”

Renner u prit me fjalë inkurajimi nga disa artistë në seksionin e komenteve. “Vëllai je një superhero për të gjithë ne. Ti do ta kapërcesh këtë. Dashuri dhe energji pozitive për ty!”,shkroi DJ Steve Aoki. "Shërim të shpejt",komentoi aktorja Vanessa Hudgens.

Të dielën, përfaqësuesi i Renner zbuloi se aktori ishte në "gjendje kritike, por të qëndrueshme" pasi pësoi lëndime në "një aksident gjatë pastrimit të borës" më herët atë ditë. "Familja e tij është me të dhe ai po merr një kujdes të shkëlqyer," shtoi përfaqësuesi.

Një nga fqinjët e Renner tha për TMZ të hënën se ai humbi një sasi të madhe gjaku pasi një borëpastruese aksidentalisht përshkoi njërën nga këmbët e tij ndërsa ndihmonte një shofer të bllokuar në dëborë. Përfaqësuesi i Renner tha më tej për People se ai "pësoi traumë në gjoks dhe lëndime ortopedike".

Familja e Jeremy lëshoi gjithashtu një deklaratë, duke dërguar "mirënjohjen" e tyre për të gjithë ata që ndihmuan për të shpëtuar jetën e tij, duke përfshirë "mjekët dhe infermierët e pabesueshëm që kujdesen për të, Truckee Meadows Fire and Rescue, Sherifi i Qarkut Washoe, Kryebashkiaku i qytetit Reno Hillary Schieve dhe Carano dhe Familjet Murdock." “Ata janë gjithashtu jashtëzakonisht të mbingarkuar dhe vlerësues për dashurinë dhe mbështetjennga fansat e tij”, përfundoi familja.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperja Gangsta Boo

Ish-anëtarja e “Three 6 Mafia”, Gangsta Boo, ka ndërruar jetë nga një mbid0zë, sipas “TMZ”. Burime të lidhura me reperen e ndjerë i thanë TMZ se Gangsta Bo...

13:55

Harry kërkon paqe

Pas dokumentarit që bëri jo pak bujë, tani Princi Harry do të publikojë edhe librin e tij autobiografik. Tanimë Princi Harry ka filluar konferencat për shtyp...

13:04

Dalina Buzi flet pas finales së "DWTS"

Anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur pas finales së Dancing with the Stars ku u shpall fituese Sara Hoxha. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj...

12:26

Ndahet nga jeta mbreti i drift, Ken Block

Rally Driver, Ken Block, u nda nga jeta në një aksident me motor dëbore të hënën, në moshën 55-vjeçare. Hoonigan Industries, kompania e themeluar nga Block, ...

11:33

Mungesa e nikotinës irriton Kejvinën (VIDEO)

Kejvina Kthella ka shpërthyer në lot brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por për shkak të mungesës së cigareve. Ky fakt ka...

11:00

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI