Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Irani ua heq dënimin me vdekje tre protestuesve, ua konfirmon dy të tjerëve

Lapsi.al 4 January 2023
Irani ua heq dënimin me vdekje tre protestuesve, ua konfirmon dy të

Gjykata e Lartë e Iranit ka anuluar dënimin me vdekje për tre të pandehurit që dyshohet se kanë luajtur rol në vrasjen e një oficeri të sigurisë, por konfirmoi dënimin me vdekje për dy të tjerë në këtë rast. Amir Hashemi, drejtor i marrëdhënieve me publikun në Gjykatën e Lartë, ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter më 3 janar se në bazë të vendimit të gjykatës, dënimi me vdekje për Hamid Qarahasanlou, Hossein Mohammadi dhe Reza Aria anulohet për shkak të një defekti në hetim.

Megjithatë, gjykata hodhi poshtë ankesat e Mohammad Mahdi Karmi dhe Seyed Mohammad Hosseini, duke konfirmuar dënimin e tyre me vdekje - që vjen nga i njëjti incident. Autoritetet kanë akuzuar 16 protestues se kanë shkaktuar vdekjen e një anëtari të forcës paraushtarake Basij gjatë protestave anti-qeveritare.

Të gjithë të akuzuarit mohojnë akuzat, duke thënë se ata ishin në shënjestër në protestat mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit.

Gruaja kurde iraniane ishte arrestuar nga e ashtuquajtura policia e moralit për shkelje të kodit islamik të veshjes së vendit.

Protestat për muaj të tërë kanë mbërthyer mbarë Iranin, pavarësisht shtypjes brutale nga shteti, që për pasojë janë vrarë qindra demonstrues dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.

Ato janë shndërruar në pakënaqësinë më të gjatë publike ndaj regjimit klerik të shtetit, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë paralajmëruar Teheranin kundër shqiptimit të dënimeve me vdekje për protestuesit, pas proceseve të përshpejtuara gjyqësore, që disa i kanë cilësuar si drejtësi “të rreme”./ REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI