Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Irani, akuza për spiunazh dy shtetasve francezë dhe një belgu

Lapsi.al 4 January 2023
Irani, akuza për spiunazh dy shtetasve francezë dhe një belgu

Irani ka ngritur akuza ndaj dy shtetasve francezë dhe një shtetasi belg për spiunazh dhe për veprimtari kundër sigurisë kombëtare të vendit, njoftoi Rrjeti gjysmë-zyrtar i Lajmeve Studentore, që citonte të martën një zëdhënës të gjyqësorit.

Nuk u bënë të ditur emrat e këtyre tre personave, si dhe nuk u dhanë detaje se ku dhe kur u ngritën akuzat. Ministri i drejtësisë i Belgjikës tha muajin e kaluar se një punonjës belg i ndihmave, Olivier Vandecasteele, ishte dënuar me 28 vite burgim në Iran, bazuar në ato që i quajti “një seri veprash penale të sajuara”.

Në tetor, mediat iraniane transmetuan një video ku dy shtetas francezë dukej se po rrëfenin se kishin bërë spiunazh, gjatë periudhës së trazirave për të cilat Teherani fajësoi armiqtë e jashtëm.

Ministri i jashtëm francez tha në nëntor se po mbahen në Iran shtatë shtetas francezë, një shenjë kjo e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Republika Islamike ka akuzuar armiqtë e huaj për nxitjen e një vale trazirash që filloi tre muaj më parë pas vdekjes së 22 vjeçares kurde-iraniane Mahsa Amini, ndërsa mbahej nën arrest nga policia e moralit për shkelje të rregullave të detyrueshme për veshjen.

Protestat shënuan nga një sfidat më të guximshme ndaj udhëheqjes iraniane, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Protestave iu bashkuan iranianë nga të gjitha shtresat e shoqërisë./VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI