Flash

Gjermania e prerë: Kërkesa për dërgimin e forcave të Serbisë në Kosovë krejtësisht e papranueshme

Lapsi.al 4 January 2023
Gjermania e prerë: Kërkesa për dërgimin e forcave të

Pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës, Serbia edhe zyrtarisht i ishte drejtuar NATO-s me kërkesë për vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë me pretekstin se populli serb që jeton në veri “ka nevojë për mbrojtje”. Nga KFOR-i dje i kanë thënë Gazetës Express se ende janë duke e shqyrtuar atë kërkesë të Serbisë, ndërkohë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë thënë se shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock ka potencuar qysh në dhjetor se një kërkesë e tillë e Serbisë për dërgimin e forcave ushtarake në Kosovës është krejtësisht e papranueshme.

“Siç ka deklaruar publikisht Ministrja e Jashtme Baerbock në Twitter më 11 dhjetor 2022: “Propozimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është plotësisht i papranueshëm…”, kanë thënë nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për Gazetën Express.

Tutje, Ambasada gjermane në Prishtinë thekson se qëndrimi i Berlinit zyrtar është se e vetmja rrugë për të shmangur tensionet dhe për të normalizuar përfundimisht raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë është dialogu.

Gjithashtu theksojnë se normalizimi i raporteve është parakusht për anëtarësimin në Bashkim Evropian për të dyja, Kosovën dhe Serbinë. Për këtë arsye, potencojnë se Gjermania përkrah plotësisht përpjekjet e emisarit sllovak Miroslav Lajcak për lehtësim të mëtejshëm të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Vazhdimi i dialogut është e vetmja rrugë për të shmangur tensionet dhe për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu është një parakusht për anëtarësimin e tyre të ardhshëm në BE. Prandaj Gjermania i mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së Lajcak në lehtësimin e mëtejmë të dialogut.”, përfundon përgjigja për Gazetën Express.

Qëndrimi gjerman për kërkesën serbe e ka penguar lidershipin e Serbisë të cilët s’kanë nguruar që të sulmojnë zyrtarët gjermanë, përfshirë ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic e kishte quajtur diplomatin gjerman si “anti-serb”.

Situata në veri të Republikës së Kosovës aktualisht është e qetë meqë pas një marrëveshje politike të ndërmjetësuar nga Brukseli dhe Washingtoni është arritur pajtim për heqje të barrikadave, meqë Kosova u ka dhënë garanci ndërkombëtarëve se s’ka listë të njerëzve të barrikadave për t’u arrestuar.

Ndërkohë edhe KFOR-i kishte dalë me një komunikatë se Forca e Sigurisë së Kosovës mund të shkojë në veri të Republikës së Kosovës vetëm pas miratimit paraprak nga komandanti i KFOR-it.

Për të rinisur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë përgjatë këtij muaji pritet që në Kosovë të zbarkojnë këshilltarët e Scholz dhe Macron bashkë me të dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në komunikatën e përbashkët që ka lëshuar BE dhe SHBA në fund është potencuar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog. Një gjë të tillë për Express e kanë ritheksuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke thënë se marrëveshjet e arritura në dialog duhet të përmbushen plotësisht dhe pa vonesa./ Express

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Asnjë humbje jete dhe 6 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 75 testim...

18:36

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI