Flash

3 të vdekur dhe 4 të plagosur, si ndodhi aksidenti tragjik në Rrugën e Arbërit (VIDEO)

Lapsi.al 4 January 2023
3 të vdekur dhe 4 të plagosur, si ndodhi aksidenti tragjik në

Mësohen detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit me 3 viktima dhe 4 të plagosur. Policia në një njoftim për mediat sqaron se në aksident janë përfshirë dy mjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Dyshohet se mjeti tip “Mercedes Benz 240” ku udhëtonin Kujtim dhe Murat Istrefi me dy bashkëshortet Lulzime dhe Firuze Istrefi, ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë dhe në momentin që kanë dalë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit tip “Mercedez” me targa angleze.

Si pasojë e shpejtësisë përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe mjeti ku udhëtonin viktimat është ndarë në 2 pjesë.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë. Dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi vëllezër, nga Maqellara ndërsa e shoqja e njërit prej viktimave Lulzime Istrefi ka humbur jetën rrugës për në spital .

Po ashtu sqarohet se 4 të plagosurit janë dërguar për në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Tre nga të plagosurit Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, ishin në mjetin tip Mercedes me targa angleze, ndërsa Firuze Istrefi 56 vjeç është bashkëshortja e një prej viktimave që ishte në mjetin tjetër. Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/WhatsApp-Video-2023-01-04-at-6.47.30-PM-1.mp4"][/video]

[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/WhatsApp-Video-2023-01-04-at-6.47.29-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Asnjë humbje jete dhe 6 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 75 testim...

18:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI