Flash

Zbulohen detaje rreth gjendjes së Jeremy Renner pas aksidentit

Lapsi.al 3 January 2023
Zbulohen detaje rreth gjendjes së Jeremy Renner pas aksidentit

Jeremy Renner është 'jashtë operacionit', por mbetet në gjendje kritike pas një aksidenti të tmerrshëm gjatë pastrimit të borës. Aktori i Avengers, u transportua me helikopter në spital.

Zëdhënësi i Renner konfirmoi se ai "pësoi traumë në gjoks dhe lëndime ortopedike". Ai  është në kujdes intensiv në një "gjendje kritike por të qëndrueshme" pas operacionit. Deklarata shton: “Familja e Jeremy dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj për mjekët dhe infermierët e jashtëzakonshëm që kujdesen për të, Truckee Meadows Fire and Rescue, Sherifin e Qarkut Washoe, Kryebashkiakun e qytetit Reno Hillary Schieve dhe familjet Carano dhe Murdock.

“Ata janë gjithashtu jashtëzakonisht të tronditur por vlerësues për dashurinë dhe mbështetjen nga fansat e tij”. Aksidenti ndodhi pranë autostradës Mount Rose, në kontenë Washoe në Nevada. Zyra e Sherifit të Qarkut Washoe në Nevada tha në një njoftim për shtyp se po heton incidentin.

Renner është më i njohur për luajtjen e Hawkeye në Universin Kinematik të Marvel, duke filluar me Thor (2011) dhe The Avengers (2012). Së fundmi ai luajti personazhin në serialin Disney+ Hawkeye. Ai u nominua për një çmim Oscar për shfaqjet e tij në The Hurt Locker (2008) dhe The Town (2010). Gjithashtu është shfaqur në Mission: Impossible – Ghost Protocol (2011), American Hustle (2013) dhe Mission: Impossible — Rogue Nation (2015)./Lapsi.al

Të këshilluara

Dalina Buzi flet pas finales së "DWTS"

Anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur pas finales së Dancing with the Stars ku u shpall fituese Sara Hoxha. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj...

12:26

Ndahet nga jeta mbreti i drift, Ken Block

Rally Driver, Ken Block, u nda nga jeta në një aksident me motor dëbore të hënën, në moshën 55-vjeçare. Hoonigan Industries, kompania e themeluar nga Block, ...

11:33

Mungesa e nikotinës irriton Kejvinën (VIDEO)

Kejvina Kthella ka shpërthyer në lot brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por për shkak të mungesës së cigareve. Ky fakt ka...

11:00

Krizë mes Cristiano dhe Georgina?

Një krizë mes Ronaldos dhe Georgina-s? Programi “Socialite” ka bërë me dije së fundmi se dicka jo e mirë po ndodh mes dyshes. Shkak thuhet se u bë një video që ...

10:01

Bebe Rexha numër 1 në Spotify

Bebe Rexha po bën namin në top-listat botërore me këngën e saj “I’m good (Blue)”. Bashkëpunimi me David Guetta-n ka rezultuar një suksesi i vërtetë duke hyrë e...

14:37

Bebe Rexha kryeson në Spotify

Bebe Rexha ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Përmes rrjetit social,Instagram, këngëtarja ka zbuluar se bashkëpunimi i saj i fundit me David Guett...

14:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI