Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Vendimi i Parlamentit Evropian, dy eurodeputetëve të lidhur në rastin e korrupsionit me Katarin do t’u hiqet imuniteti

Lapsi.al 3 January 2023
Vendimi i Parlamentit Evropian, dy eurodeputetëve të lidhur në

Parlamenti Evropian tha të hënën se ka filluar një procedurë për heqjen e imunitetit të dy anëtarëve të tij pas një kërkese nga drejtësia belge që po heton një skandal korrupsioni mes Bashkimit Evropian dhe Katarit.

Dy burime pranë hetimit i thanë agjencisë Reuters se dy eurodeputetët janë belgu Marc Tarabella dhe italiani Andrea Cozzolino.

“Pas një kërkese nga autoritetet gjyqësore belge, kam nisur një procedurë urgjente për heqjen e imunitetit të dy anëtarëve të Parlamentit Evropian”, tha në Tëitter presidentja e parlamentit Roberta Metsola.

“Nuk do të ketë pandëshkueshmëri për asnjë,” tha ajo.

Avokati i zotit Tarabella, Maxim Toller, tha se klienti i tij ishte në favor të heqjes së imunitetit. Më parë, eurodeputeti Tarabella mohoi të kishte kryer ndonjë shkelje, duke thënë në një deklaratë se ai nuk kishte “absolutisht asgjë për të fshehur” dhe “do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të hetuesve”.

Zoti Cozzolino nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë Reuters për koment. Muajin e kaluar, ai u tha agjencive italiane të lajmeve se nuk ishte nën hetim në atë kohë. “Nuk jam marrë në pyetje. Nuk jam kontrolluar, as zyra ime nuk është mbyllur”, tha ai atëherë.

Në dhjetor, dy burime me njohuri të drejtpërdrejtë për këtë çështje i thanë agjencisë Reuters se Francesco Giorgi, një nga të dyshuarit kryesorë në hetim, së bashku me partneren e tij, nënpresidenten e Parlamentit Evropian të shkarkuar, Eva Kaili, pranoi se kishte marrë ryshfet nga Katari për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian lidhur me Katarin.

Sipas burimeve, zoti Giorgi, një këshilltar në parlamentin e BE-së, tha se dyshonte se eurodeputetët Tarabella dhe Cozzolino kishin marrë para nga Katari. Zonja Kaili ka mohuar shkeljen e ligjit.

Agjencia Reuters nuk mund të konfirmojë nëse zoti Giorgi ka ofruar ndonjë provë për akuzat e tij kundër eurodeputetëve Tarabella dhe Cozzolino.

Më 22 dhjetor, një gjykatës belg vendosi që zonja Kaili të qëndrojë në paraburgim edhe për një muaj tjetër, ndërsa hetimi vazhdon për çështjen e korrupsionit që përfshin Katarin, vendi organizator i Kupës së Botës, në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që ka goditur BE-në.

Zonja Kaili, e cila është greke, akuzohet edhe për marrje ryshfeti nga Katari. Ajo ka deklaruar më herët përmes avokatit të saj se është e pafajshme. Reuters

Të këshilluara

Vritet në luftë kineasti i njohur ukrainas

Kineasit ukrainas Viktor Onysko është vrarë në vijën e frontit, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Kaq shumë ukrai...

17:14

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI