Flash

"Notonte në ujë me fytyrë poshtë, ishte i ngrirë", dëshmia rrënqethëse e policit që gjeti foshnjën e mbytur

Lapsi.al 3 January 2023
"Notonte në ujë me fytyrë poshtë, ishte i

“Fëmija notonte në ujë me fytyrë poshtë. Ne shkuam në vendngjarje, e nxorëm dhe pamë që ishte ngrirë dhe e vdekur.”

Këto janë fjalët që përbëjnë përshkrimin rrëqethës të policit dhe babait të një fëmije të vogël që gjeti të vdekur foshnjën 11-muajshe në digën e Aliakmonasit.

Rasti i vdekjes së foshnjës vetëm 11-muajshe nga nëna e tij 29-vjeçare e cila ndodhet paraburgim, pasi ajo është proceduar për vrasje nga pakujdesia, ka tronditur Greqinë.

"Ne ishim një ekip OPKE prej 5 personash, komandantët e departamenteve të sigurisë së Verisë dhe Aleksandrisë dhe dy makina patrullimi . Nga ora 10 e mbrëmjes ne po kërkonim në lumë. Në orën 12 e gjysmë arritëm në breg. Një koleg e vuri re foshnjën buzë shkëmbinjve në orën 1 e gjysmë të mëngjesit. Na thirri menjëherë. Foshnja po notonte në ujë me fytyrë poshtë. Ne shkuam në vendngjarje, e nxorëm dhe pamë që ishte ngrirë dhe e vdekur. Ajo kishte disa plagë në fytyrën e saj. Të gjithë ishim të tronditur. Ne jemi të pestë baballarë të fëmijëve të vegjël.” – shtoi më tej polici.

Ndërkohë, gruaja 29-vjeçare, e cila akuzohet për vrasje nga pakujdesia, dyshohet se u tha autoriteteve se ajo nuk e ka vrarë fëmijën e saj.

“E vërteta është se vogëlushja u zvarrit dhe ra në lumë. E kisha në këmbë, më tërhoqi nga celulari që mbaja në duar dhe më ra në ujë. Nuk mund të bija në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë vajzën time ”, tha ajo, ndërsa pohoi se kishte shkuar me të bijën në skelën e digës së Aliakmonasit për të luajtur.

Të njëjtin qëndrim pritet të mbajë edhe nesër paradite kur do të dalë para hetuesisë në Gjykatën e Verisë. Nesër foshnja do të kishte ditëlindjen dhe do të mbushte një vjeç.

Sipas informacioneve, familja po përgatitej të festonte nesër ditëlindjen e foshnjës dhe 29-vjeçari kishte blerë dhurata dhe rroba për fëmijën.

Ndërkohë vëllai i saj ka përmendur se ajo e donte shumë fëmijën e saj, flinte me të dhe se nuk e di se çfarë e shtyu atë drejt këtij akti.

Sipas vëllait të të pandehurës, e cila vuan nga probleme mendore, një punonjës social vizitonte shtëpinë ku jetonte 29-vjeçarja me foshnjën, nënën dhe gjyshin e saj, por së fundmi i kishte ndërprerë vizitat.

Sipas tij, motra e tij ishte shtruar disa herë në të kaluarën në një Klinikë Psikiatrike, ndërsa herën e fundit ishte shtatzënë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI