Flash

Krizë mes Cristiano dhe Georgina?

Lapsi.al 3 January 2023
Krizë mes Cristiano dhe Georgina?

Një krizë mes Ronaldos dhe Georgina-s? Programi “Socialite” ka bërë me dije së fundmi se dicka jo e mirë po ndodh mes dyshes. Shkak thuhet se u bë një video që u postua ditë më parë, ku modelja surprizoi partnerin e saj me një dhuratë, pikërisht Rolls Royce. Thuhet se nuk u bë shkak dhurata, por kimia mes tyre që dukej e “shuar”. Disa raportime thonë se ata janë bashkë vetëm për nevojat e kompanive reklamuese.

“Sa herë ftohtësia mes të dyve del gjithnjë e më shumë, për shembull në videon e fundit që kanë publikuar… Në Amerikën Latine thuhet se çifti mund të jetë ende bashkë për famë, sepse lidhja e tyre u sjell kontrata të mëdha reklamash. dhe një jetë të rehatshme ”, theksoi Laura Roigé në emisionin Telecinco.

Gazetari Gonzalo Vasquez tha për programin “Socialite” se: Zhgënjimi i fundit i lojtarit në Botërorin e Katarit me kombëtaren portugeze mund të ketë shkaktuar krizën dhe dasma që ata kishin planifikuar për vitin 2023 është në “pritje”. Duke theksuar se shtyrja e dasmës së tyre është e pacaktuar, me rrezikun që Georgina Rodíguez dhe i dashuri i saj të mos ngjiten fare shkallët e kishës.

Modelja në një intervistë që ka dhënë më herët, ka dhënë disa detaje për marrëdhënien e saj me Cristiano-n.

“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeu se koha ndaloi. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është mashkulli më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk është e nevojshme që njerëzit, dhe shumë gra, ta përdorin këtë në mënyrë nënçmuese”.

Të këshilluara

Bebe Rexha numër 1 në Spotify

Bebe Rexha po bën namin në top-listat botërore me këngën e saj “I’m good (Blue)”. Bashkëpunimi me David Guetta-n ka rezultuar një suksesi i vërtetë duke hyrë e...

14:37

Bebe Rexha kryeson në Spotify

Bebe Rexha ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Përmes rrjetit social,Instagram, këngëtarja ka zbuluar se bashkëpunimi i saj i fundit me David Guett...

14:08

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI