Flash

KFOR: Jemi duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për të futur forca në veri

Lapsi.al 3 January 2023
KFOR: Jemi duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për të

Barrikadat u hoqën dhe veriu u shtensionua, por kërkesa e Serbisë për të vendosur ushtrinë e saj në Kosovë është ende duke u analizuar. Kështu ka thënë KFOR të martën për Gazeta Express.

“Kërkesa e Serbisë në lidhje me vendosjen e trupave të saj është akoma nën ekzaminim”, - thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Para vitit të ri, Gjykata Themelore e Prishtinës ndryshoi masën e paraburgimit të Dejan Pantiç, në arrest shtëpiak. Kryeministri Albin Kurti akuzoi gjyqtarin dhe prokurorin për vendimin e marrë, por kjo çoi në zhbllokimin e situatës në veri. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u kërkoi serbëve që menjëherë të heqin barrikadat nga rrugët.

Pak javë më parë, Serbia i drejtoi zyrtarisht KFOR-it kërkesën duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Sipas Vuçiç, kjo kërkesë po bëhej për “t’i mbrojtur” serbët e veriut të Kosovës.

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha gjatë një vizite në Prishtinë, në mes të dhjetorit, se amerikanët janë kategorikisht kundër kësaj kërkese të Serbisë.

“Ne e kundërshtojmë këtë në mënyrë kategorike. Ne e refuzojmë këtë në mënyrë kategorike. Nuk e mbështesim fare. Po ashtu, dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara”, - kishte thënë Escobar.

Ndërsa profesori amerikan, Daniel Serwer, që ndjek zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë tha javën e kaluar për Gazetën Express se nuk pret që KFOR-i t’i kthejë ndonjëherë përgjigje Serbisë. “Dyshoj nëse ndonjëherë do t’i përgjigjen. Është një pyetje që është bërë në formë provokimi, jo për të marrë përgjigje”, tha ai.

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI