Flash

Harry kërkon paqe

Lapsi.al 3 January 2023
Harry kërkon paqe

Pas dokumentarit që bëri jo pak bujë, tani Princi Harry do të publikojë edhe librin e tij autobiografik.

Tanimë Princi Harry ka filluar konferencat për shtyp për publikimin e autobiografisë së tij të shumëpritur, të titulluar “Spare”, e cila do të publikohet më 10 janar. Ai gjithashtu do të ulet me Anderson Cooper për një intervistë në “60 Minutes”.

“Nuk kanë treguar absolutisht asnjë vullnet për t’u pajtuar. Do të doja të ktheja babanë tim. Do të doja të ktheja vëllanë tim.”-thotë Harry në videon promo të intervistës.

Harry tha se ai po kërkon të ketë një “familje” në vend të një “institucioni”, duke shtuar se The Firm duket ndryshe për të dhe gruan e tij, Meghan Markle.

Intervista do të transmetohet më 8 janar. Libri, i cili pason dokumentarin e tij dhe të Markle në Netflix, “Harry & Meghan”, do të jap detaje mbi jetën e tij brenda dhe jashtë familjes mbretërore.

Në episodin e pestë të dokumentarit të Netflix, “Harry & Meghan”, Duka i Sussex-it rrëfeu një ngjarje të tmerrshme që i kishte ndodhur me vëllanë e tij, tani Princin e Uellsit.

Sipas Harry-t William i kishte ulëritur dhe bërtitur atij gjatë një takimi më 13 janar në Sandringham për planet që Harry dhe gruaja e tij, Dukesha e Sussexit, të shpërngulen jashtë vendit.

“Unë hyra me të njëjtin propozim që kishim bërë tashmë publikisht, por sapo arrita atje m’u dhanë pesë opsione – një të jetë e gjitha, pa ndryshim, pesë të gjitha jashtë. Zgjodha opsionin tre në takim – gjysmë brenda, gjysmë jashtë. Të kemi punët tona, por edhe të punojmë në mbështetje të Mbretëreshës”, tha ai.

“U bë shumë e qartë shumë shpejt se qëllimi nuk ishte për diskutim apo debat. Ishte e tmerrshme që vëllai im të bërtiste dhe të më bërtiste mua dhe babai im të thoshte gjëra që thjesht nuk ishin të vërteta”.

Duka i Sussex-it tha se i shkroi babait të tij në janar 2020 për t’i thënë se ai dhe gruaja e tij do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga titujt e tyre nëse plani i çiftit për t’u transferuar në Kanada si anëtarë mbretëror nuk funksiononte.

Të këshilluara

Dalina Buzi flet pas finales së "DWTS"

Anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur pas finales së Dancing with the Stars ku u shpall fituese Sara Hoxha. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj...

12:26

Ndahet nga jeta mbreti i drift, Ken Block

Rally Driver, Ken Block, u nda nga jeta në një aksident me motor dëbore të hënën, në moshën 55-vjeçare. Hoonigan Industries, kompania e themeluar nga Block, ...

11:33

Mungesa e nikotinës irriton Kejvinën (VIDEO)

Kejvina Kthella ka shpërthyer në lot brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por për shkak të mungesës së cigareve. Ky fakt ka...

11:00

Krizë mes Cristiano dhe Georgina?

Një krizë mes Ronaldos dhe Georgina-s? Programi “Socialite” ka bërë me dije së fundmi se dicka jo e mirë po ndodh mes dyshes. Shkak thuhet se u bë një video që ...

10:01

Bebe Rexha numër 1 në Spotify

Bebe Rexha po bën namin në top-listat botërore me këngën e saj “I’m good (Blue)”. Bashkëpunimi me David Guetta-n ka rezultuar një suksesi i vërtetë duke hyrë e...

14:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI