Flash

Historia e vrasjeve për drogën/ Në pranga Albano Velo që mori hak për kunatin

Lapsi.al 3 January 2023
Historia e vrasjeve për drogën/ Në pranga Albano Velo që

Dy javë pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë, policia arrestoi Albano Velon, kunatin e Aleksandër Sadikajt që u vra nga shpërthimi i tritolit pranë TEG në qershor të vitit të kaluar.

Nga hetimet ka dalë se për 6 muaj, Albano Velo së bashku me një person tjetër ka planifikuar hakmarrjen për vrasjen e kunatit të tij dhe në mbrëmjen e 16 Dhjetorit ka ekzekutuar Edmond Papën në Tiranë.

30-vjeçari është nga Këlcyra dhe u arrestua në Rinas, kur sapo ishte kthyer nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.

Dyshimet janë se Papa u ndoq këmba-këmbës nga Velo dhe një person tjetër, një 44-vjeçar i identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëautor i vrasjes së Papës.

Edmond Papa u vra pranë një lokali në Selitë. Në momentin e krimit ai tentoi të godasë vrasësin me çfarë ka mundur, por u qëllua për vdekje nga 9 plumba.

Gjykata e ka lënë në burg Alban Velajn, i cili ka mohuar autorësinë e vrasjes.

Lexo edhe: “Vriti të gjithë, mos lër njeri të iki”, zbardhen përgjimet e Aleksandër Sadikajt

Lexo edhe: Hetimet/ Aleksandër Sadikaj u eliminua nga vrasës profesionistë

Lexo edhe: Detaje të reja/ Çfarë fiksuan kamerat për vrasjen e Edmond Papës

[caption id="attachment_790357" align="alignnone" width="1200"] Momenti pas shpërthimit të makinës së Armando Sadikajt në qershor[/caption]

Zanafilla e konfliktit

Ende janë të paverifikuara motivet nga të cilat lindi konflikti për vrasjet e Armando Sadikajt dhe Edmond Papës. Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe zhdukja e 700 kilogramëve hashash është përmendur nga mediat greke si shkak i ekzekutimeve në Tiranë.

Po sipas mediave greke, pjesë e të njëjtës histori konflikti është edhe vrasja e dyfishtë që ndodhi në Athinë disa ditë më parë, ku mbetën të vrarë dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja.

Si u vranë Armando Sadikaj dhe Edmond Papa

27-vjeçari Sadikaj që u vra me shpërthim tritoli menaxhonte një fermë kuajsh në Memaliaj. Ai kishte një shtëpi në Tiranë dhe ka qenë i skeduar për vjedhje, kundërshtim të forcave të policisë dhe plagosje. Ekzekutimi i tij ndodhi në pjesën lindore të unazës, pasi autorët e kishin ndjekur dhe e shpërthyen mjetin e tij në dalje të Tiranës.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Ai ndodhej në Tiranë për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Në momentin që po qëndronte në lokal, pranë tij u afruan dy persona që e qëlluan me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Papa ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë./Lapsi.al

Të këshilluara

Lamtumirë "Magjistari i Topit" Pele

Pas Diego Maradonës largohet një tjetër legjendë. Futbolli loton për mbretin e tij: O Rey Pele. Lojtari i vetëm që ka fituar tre kampionate botërore do ta shohë...

20:32

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI