Flash

Votimi në OKB/ Shqipëria në anë të Izraelit dhe SHBA për konfliktin në Palestinë

Lapsi.al 2 January 2023
Votimi në OKB/ Shqipëria në anë të Izraelit dhe SHBA

Është konsideruar një fitore e vogël e Palestines votimi i funddhjetorit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sipas të cilit Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) duhet të japë një opinion mbi pasojat ligjore të pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli.

Votimi paraqet një sfidë për kryeministrin e sapozgjedhur të Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili u votua nga parti që mbrojnë aneksimin e tokave të okupuara të Bregut Perëndimor.

"Ka ardhur koha që Izraeli të jetë një shtet që i nënshtrohet ligjit dhe të mbahet përgjegjës për krimet e tij të vazhdueshme kundër popullit tonë," tha zëdhënësi i presidentit palestinez Mahmud Abbas.

Zyrtarët izraelitë e dënuan votimin të cilin e konsideruan një “fitore të diplomacisë palestineze".

87 anëtarë shtete votuan Pro.

26 të tjerë votuan Kundër. Mes tyre Izraeli, Shtetet e Bashkuara.

53 shtete abstenuan.

Çfarë qëndrimi mbajti Shqipëria?

Shqipëria votoi kundër kërkesës që u propozua nga Palestina. Vendi ynë u rreshtua në krah të Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kundër kërkesës për të vënë në lëvizje Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për okupimin e Bregut Perëndimor.

[caption id="attachment_790172" align="alignnone" width="1600"] Tabela e votimit në OKB për okupimin e tokave palestineze në Bregun Perëndimor[/caption]

Në tabelën që tregon rezultatin e votimit, Shqipëria është rreshtuar jo vetëm krah Izraelit, por edhe përkrah Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë apo Italisë.

Bie në sy fakti se Shqipëria është i vetmi vend me shumicë myslimane që doli kundër propozimit të Palestinës. Njëkohësisht, Shqipëria është edhe i vetmi vend anëtar i Organizatës për Bashkëpunimin Islam që votoi pro Izraelit në këtë rast.

[caption id="attachment_790182" align="alignnone" width="640"] Takimi i Edi Ramës me kryeministrin izraelit Yair Lapid në Jeruzalem, Tetor 2022[/caption]

Pak muaj më parë, kryeministri Rama kreu një vizitë në Izrael, ku zhvilloi një takim me kryeministrin e atëhershëm Yair Lapid. Qeveria izraelite premtoi ndihmë në sigurinë kibernetike, pas sulmit të hakerave iranianë në sistemet kompjuterike të vendit tonë.

Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator 2020 kur u lajmërua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump që Izraeli dhe Kosova e kanë njohur njëra-tjetrën dhe mes këtyre dy shteteve do të vendosen marrëdhënie diplomatike. Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Lexo edhe: Shqipëria votë pro Palestinës në OKB

Lexo edhe: Votat në OKB/ A ishte një gafë vendimi i Ramës dhe Bushatit?

Lexo edhe: Vota e Shqipërisë në OKB, të gjithë kundër Ramës

Vota e Shqipërisë kundër SHBA në vitin 2017

Shqipëria gjendet shpesh në pozitë të vështirë kur votohet në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, për shkak të përplasjeve mes aleatëve. Në vitin 2017, Shqipëria votoi pro rezolutës që hartoi Turqia, për të dënuar zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Votimi u shoqërua me kërcënimet e Trump për ndërprerjen e ndihmave në miliona dollarë për disa vende që votuan kundër, por edhe me falenderimet e Erdogan. Atëherë opozita e kritikoi ashpër qëndrimin e Ramës.

Në qershor të 2022, Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, falë lobimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishte hera e parë që vendi ynë mbajti këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Okupimi i Bregut Perëndimor nga Izrali

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin Lindor - zona ku palestinezët duan të ndërtojnë një shtet - në luftën e vitit 1967. Bisedimet e paqes u ndërprenë në vitin 2014.

Palestinezët kanë sundim të kufizuar në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemi Lindor u aneksua nga Izraeli në një lëvizje që nuk njihet ndërkombëtarisht. Vendbanimet e tij në ato territore konsiderohen të paligjshme nga shumica e vendeve, një pikëpamje që Izraeli e kundërshton duke përmendur lidhjet biblike dhe historike me tokën, si dhe sigurinë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i kërkoi GJND-së të jepte një opinion këshillues mbi pasojat ligjore të "pushtimit, vendbanimit dhe aneksimit të Izraelit ... duke përfshirë masat që synojnë ndryshimin e përbërjes demografike, karakterit dhe statusit të Qytetit të Shenjtë të Jeruzalemit, dhe nga miratimi i tij të legjislacionit dhe masave diskriminuese përkatëse."

Qeveria e re izraelite është zotuar të forcojë vendbanimet e saj në Bregun Perëndimor, por Netanyahu nuk ka dhënë asnjë tregues për ndonjë hap të afërt drejt aneksimit të tyre.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me bazë në Hagë, e njohur gjithashtu si Gjykata Botërore, është gjykata më e lartë e OKB-së që merret me mosmarrëveshjet midis shteteve. Vendimet e saj janë të detyrueshme, megjithëse gjykata nuk ka fuqi zbatuese./Lapsi.al

Të këshilluara

Lamtumirë "Magjistari i Topit" Pele

Pas Diego Maradonës largohet një tjetër legjendë. Futbolli loton për mbretin e tij: O Rey Pele. Lojtari i vetëm që ka fituar tre kampionate botërore do ta shohë...

20:32

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI