Flash

Meghan Markle së shpejti një libër për familjen mbretërore

Lapsi.al 2 January 2023
Meghan Markle së shpejti një libër për familjen

Në ditët në vijim do të botohet libri “Spare”, në të cilin Princ Harry rrëfen sesi ka qenë jeta e tij si djali i Princeshës Diana dhe tani mbreti Charles III.

Por përveç kësaj, gruaja e Harry-t, Meghan Markle, po përgatit gjithashtu një libër me kujtimet e saj, në të cilin, sipas një burimi për Daily Mail, ajo do të flasë pë raportin me familjen mbretërore.

Pas dokumentarit të Netflix 'Harry & Meghan', , 'Spare' pritet t'i hedhë benzinë zjarrit dhe të shtojë polemikat. Tani, me thashethemet për një biografi të supozuar të Meghan, familja mbretërore pritet të jetë më mbrojtëse se kurrë. Libri do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që Meghan dhe Harry nënshkruan në 2012 me botuesin Penguin Random House. Për 'Spare' raportohet jozyrtarisht se Harry mund të marrë 20 milionë dollarë. Por ende nuk dihet se sa mund të fitonte Markle për autobiografinë e saj.

Sipas një agjenti të Hollivudit, do të ishte një gjë e rrallë nëse Meghan nuk do të publikonte një libër me kujtimet e saj. "Do të më dukej befasuese nëse Meghan nuk do ta publikonte historinë e saj, për të qenë i sinqertë. Nëse ajo ushqen ambicie politike, do të kishte edhe më shumë kuptim," shtoi burimi. Meghan është një mbështetëse demokrate dhe është afruar me figura të shquara politike në SHBA, si familja Kennedy. Në dhjetor cifti morën një çmim nga organizata jofitimprurëse Robert F. Kennedy Human Rights./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/27/dhurata-e-meghan-markle-per-princ-william/

Të këshilluara

Ndarjet më të bujshme të vitit

Teksa jemi një ditë para vitit të ri, është koha që të kthehemi në retrospektivë në vitin që po lemë pas. Gjatë vitit 2022 kanë ndodhur shumë ngjarje edhe në...

16:31

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI